Ronaldo ishte në bisedime me Marseille në verë – thotë legjenda e klubit francez - NACIONALE

Ronaldo ishte në bisedime me Marseille në verë – thotë legjenda e klubit francez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Marseille Basile Boli, i cili tani punon si ambasador për klubin francez, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo kishte qenë në bisedime me drejtuesit e gjigantit të Ligue 1 për t’iu bashkuar klubit në verë.

Ronaldo nuk arriti ndonjë marrëveshje me Marseillen verën e këtij viti dhe afati kalimtar përfundoi me të të ngujuar në Manchester United.

Sulmuesi 37-vjeçar, megjithatë, e ndërpreu kontratën me Unitedin në nëntor dhe tani është lojtari i lirë, dhe Boli beson se pesë herë fituesi i Topit të Artë është dashur të bënte më shumë përpjekje për t’iu bashkuar rivalit të Lionel Messi në Ligue 1.

“Cristiano Ronaldo ishte në bisedime me Olympique (Marseille). Mendoj se ai është dashur të vinte tek ne. Ai është lojtar i talentuar, edhe nëse është pakëz i vjetër, mendoj se në kampionatin francez ai ende ka çfarë të japë”, tha Boli për NW TV.

“Ne e pamë se për Messin nuk funksionoi në vitin e parë dhe në vitin e dytë ai e dëshmoi që është numër një”, shtoi ai.

Ronaldo ka fituar tituj lige në Angli, Spanjë dhe Itali dhe është i gatshëm ta sfidojë veten përsëri, pasi u largua nga gjiganti i Premierligës.

Kohëve të fundit është raportuar për një ofertë tejet joshëse nga Al-Nassr, klubi nga Arabia Saudite, e cila do ta bënte Ronaldon lojtarin më të paguar në historinë e futbollit me 500 milionë euro për dy vite e gjysmë.

Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar as nga klubi saudit e as nga vetë Ronaldo.

Lajme të ngjashme