Romelu Lukaku dhe Paul Pogba lëndohen sërish, ky i fundit me gjasë mungon në Kupën e Botës
Romelu Lukaku i Interit dhe Paul Pogba i Juventusit janë pësuar lëndime të reja, pak pasi u rikthyen nga lëndimet paraprake, me francezin që më gjasë do të mungojë edhe në Kupën e Botës 2022.
Pogba u pësoi një dëmtim muskulor duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Juventusit, Continassa, ku ka qenë duke e rimarrë veten nga operimi i miniskusit.
Sky Sport Italia raporton se testet mjekësore treguan se 29-vjeçari e ka pësuar një lëndim i cili do ta lërë atë jashtë fushës për të paktën 15 ditë.
Kjo nënkupton se Pogba nuk mund ta luajë asnjë ndeshje për Juventusin në vitin 2022, dhe debutimi i tij i dytë për bardhezinjtë mund të ndodhë vetëm në vitin 2023.
Tani për tani, duket goxha e pamundur që ish-ylli i Manchester Unitedit të përfshihet në skuadrën e Francës për Kupën e Botës, posaçërisht duke pasur parasysh çfarë kishte thënë trajneri Didier Deschamps në fillim të këtij muaji.
“Së pari, ai duhet ta rimarrë veten patjetër, dhe pas kësaj, është pjesa atletike që duhet të merret parasysh. Ka kaluar shumë kohë prej herës së fundit kur ka luajtur ai”, kishte thënë Deschamps.
Kjo gjendja ka ndryshuar tani, sepse Pogba u lëndua sërish dhe ai do të jetë duke e shëruar lëndimin, jo duke stërvitur, kur Franca ta mbledhë skuadrën për Kupën e Botës më 9 nëntor.
Sërish telashe edhe për Lukakun
Për Romelu Lukakun druhet se nuk do të jetë në gjendje të paraqitet për Interin para vitit 2023, për shkak të një lëndimi të ri muskulor, por ai nuk pritet të mungojë në Kupën e Botës për Belgjikën.
Interi njoftoi se Lukaku pësoi një lëndim muskulor kah fundi i ndeshjes kundër Sampdorias në Serie A të shtunën.
Lukaku nuk do të udhëtojë drejt Gjermanisë për përballjen e Interit me Bayern Munich në Ligën e Kampionëve dhe me gjasë do të mungojë edhe kundër Juventusit në Serie A të shtunën.
Sipas Sky Sport Italia, ka pak gjasa që i huazuari nga Chelsea të luajë për zikaltrit para vitit 2023.
Tani për tani, nuk ka ndonjë tregues që Lukaku do të mungojë në Kupën e Botës për shkak të këtij lëndimi.

