Rodri jep përgjigjen e prerë në debatin Lionel Messi – Cristiano Ronaldo
Mesfushori i Manchester Cityt Rodri thotë se Lionel Messi është më i miri në histori dhe nuk ka diskutim në debatin me Cristiano Ronaldon.
Tash e më shumë se një dekadë gjithnjë qëndron debati për lojtarin më të mirë në histori, ku pjesa më e madhe e tifozëve zgjedhin mes argjentinasit dhe portugezit.
Dyshja së bashku kanë fituar 13 herë Topin e Artë. Sidoqoftë, Rodri e ka të qartë se cili është më i mirë ndërsa edhe ka treguar arsyen.
“Nuk kam asnjë dyshim, Messi. Gjithnjë e kam thënë se Cristiano ka menaxhuar ta barazojë Messin në shumë gjëra, ndoshta edhe pa talentin që Leo ka, por ata që kemi luajtur kundër tyre e kuptojmë diferencën”.
“Cristiano për shembull, çfarë kërkonim ishte të mos e lejonim brenda zonës, sepse ishte vdekjeprurës aty. Por, Messi ishte në të gjitha pjesët e fushës. Kur topi shkonte te ai, e dije se diçka e keqe do të ndodhte, nuk e dije çfarë por e kishe ndjenjën se do të ndodhë”.
“Kështu që më kujtohet kur fillova të luaja kundër tij, kur isha 17 ose 18 vjeç, do t'i merrja topin dhe ai do të lëvizte si një torman duke shkelur mëshqerrën".
Ndërkohë, Rodri nënvizoi se shkaku i Messit dhe Ronaldos – lojtarët spanjollë kanë dështuar ta fitojnë Topin e Artë.
“Për mendimin tim, Spanja ka pasur gjeneratën më të mirë ose ka pasur një nga momentet më të mira në historinë e futbollit, jo vetëm me kombëtaren, por edhe me ligën spanjolle dhe e vërteta e hidhur që kemi vetëm një Top të Artë.”.
“Dhe mirë, brezi i artë që kishim nuk mundi ta fitonte, më bëri që t'i bëj haraç sepse sinqerisht ka shumë prej tyre që mendoj se janë lojtarë më të mirë se unë dhe që nuk e kanë në shtëpi, por ata kanë jetuar në epokën e dy 'marsianëve' si Messi dhe Cristiano Ronaldo”.