Rivaldo zbulon tre skuadrat që mund ta fitojnë Premierligën këtë sezon - NACIONALE

Rivaldo zbulon tre skuadrat që mund ta fitojnë Premierligën këtë sezon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda braziliane Rivaldo mendon se janë tre skuadra që mund ta fitojnë Premierligën pavarësisht se Arsenali po konsiderohet si favoriti kryesor.

"Topçinjtë" dështuan ta shtojnë epërsinë në 10 pikë të martën mbrëma duke u ndalur në një barazim pa gola kundër Newcastle Unitedit.

Sidoqoftë, kjo epërsi e tetë pikëve mund të qëndrojë në rast që Chelsea arrin të fitojë përballjen e sotme ndaj Manchester Cityt midis “Stamford Bridge”.

Lidhur me këtë garë për titull, Rivaldo mendon se Man United dhe Man City mund ta rivalizojnë Arsenalin deri në fund.

"Premierliga është rikthyer dhe Arsenal po vazhdon të qëndrojë në krye duke provuar ta fitojë titullin për herë të parë që nga viti 2004".

"Skuadra është duke luajtur mirë nën urdhrat e Mikel Artetas dhe mungesa e Gabriel Jesusit nuk po del të jetë e vështirë sa pritej pasi skuadra e tij e re mbetet e fortë dhe po luajnë me shumë dëshirë në secilën ndeshje".

"Mirëpo, ka edhe 20 ndeshje në sezon dhe shumë gjëra mund të ndodhin, veçanërisht kur ke rivalë si Manchester City ose Manchester United".

"Pavarësisht kësaj, Arsenali duhet lavdëruar për fillimin e shkëlqyer të sezonit që shton optimizëm për pjesën e dytë lidhur me titullin e Premierligës që do t'i gëzonte tifozët pas disa viteve zemërimi".

Me renditjen momentale, Arsenal ka mbledhur 44 pikë, tetë më shumë se Man City që renditët e dyta, derisa Newcastle United dhe Manchester United kanë nga 35 sosh.

Lajme të ngjashme