Real Madrid studioi taktikat e Arsenalit për ta eliminuar Man Cityn nga Liga e Kampionëve - NACIONALE

Real Madrid studioi taktikat e Arsenalit për ta eliminuar Man Cityn nga Liga e Kampionëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Stafi i Real Madridit thuhet se ka studiuar Arsenalin për të eliminuar Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Pas barazimit 3:3 në “Santiago Bernabeu”, Reali bëri një paraqitje të shkëlqyeshme defansive në “Etihad Stadium” për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, e pastaj fituan në penallti me rezultat 3:4.

Sidoqoftë, për t’u përgatitur për këtë përballje skuadra e Carlo Ancelottit raportohet se u inspirua nga mënyra si Arsenali u mbrojt në përballjen e tyre ndaj Cityt në Premierligë.

Sipas “Marcas”, asistenti i Madridit Davide Ancelotti, që njëkohësisht është djali i Carlos, ishte përgjegjës për dhënien e analizave para ndeshjes, si dhe identifikimin e zgjidhjeve të mundshme.

Davide e ka përdorur ndeshjen Arsenal – City si pikë referencë, ku pamë Valverde, Carvaja, Vinicius, Nacho, Mendy edhe Jude Bellingham që luajtën në mënyrë defansive si lojtarët e skuadrës londineze.

Të befasuar kishin mbetur edhe lojtarët e Cityt, me mesfushorin Rodri që në fakt deklaroi se nuk kishte pritur që Reali të mbrohej në këtë mënyrë.

“Për të qenë i sinqertë, kam parë vetëm një skuadër këtu”.

“E dimë sa vështirë është ta mposhtësh Madridin, por sipas mendimit tim, ne duhet të kualifikoheshim. Në fund, është futbolli”.

“E dinim se do të ishte ndeshje e gjatë për ta, por nuk e prisnim që do të mbroheshin aq mbrapa. Është vështirë për t’u analizuar. E kishim ndjenjën se penalltitë do t’iu konvenonin atyre. Ishte radha e tyre për të avancuar sërish”.

“Në penallti, fati si zakonisht është në anën e Madridit. Real Madridi i ka këto gjëra, mund ta fitojnë ndeshjen edhe nëse s’e kanë lënë fare zonën”.

Lajme të ngjashme