Real Madrid përgatit ofertë për Reece James
Real Madrid është i gatshëm të dërgojë një ofertë zyrtare për mbrojtësin Reece James nëse Chelsea detyrohet të shet lojtarë gjatë verës.
Gjiganti spanjoll është admirues që një kohë të gjatë i anglezit dhe thuhet se kanë provuar para 12 muajve që ta transferojnë.
Mirëpo, 23-vjeçari tregoi besnikëri ndaj "Bluve" të Londrës duke nënshkruar kontratë afatgjatë, që do ta mbajë në "Stamford Bridge" së paku deri më 2028.
Sidoqoftë, sipas "Marca", Reali është i hapur të bëjë një ofertë prej 50 milionë eurove nëse Chelsea do të detyrohet të shesë lojtarë gjatë afatit kalimtar veror.
Skuadra madrilene e sheh James si zëvendësuesi adekuat i mbrojtësit Dani Carvajal, me spanjollin që kohëve të fundit po zhgënjen me paraqitjet e tij.
James në anën tjetër thuhet se do të ishte i hapur për një lëvizje të tillë pasi e pa Real Madridin nga afër në humbjen 2:0 në "Santiago Bernabeu".
Anglezi u mposht disa herë në përballjet një kundër një nga Vinicius Junior, i cili tani po vlerësohet si sulmuesi i majtë më i mirë në botë.
Përndryshe, ky edicion për Chelsean ka qenë tejet dëshpërues pasi me shumë gjasë do të mbesin jashtë garave evropiane dhe janë pranë eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Ndeshja kthyese ndërmjet Chelseas dhe Real Madridit zhvillohet të martën në "Stamford Bridge" me fillim nga ora 21:00.
