Real Madrid me përmbysje të çmendur ndaj Villarrealit siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit
Real Madridi e ka mposhtur me rezultat 3:2 Villarrealin në udhëtim, falë një përmbysje vërtet të mrekullueshme, i cili erdhi si fryt i një pjese të dytë të jashtëzakonshme. Përmes kësaj fitore skuadra madrilene siguroi kalimin në çerekfinalen e Kupës së Mbretit.
Ekipi nikoqir ishte ai që nisi ndeshjen më mirë. Madje, shumë shpejt arriti që ta sigurojë golin e epërsisë përmes Capoue. Ai shënoi shkëlqyeshëm për epërsinë 1:0 (VIDEO).
Kështu Villarreali vijoi që ta kishte nën kontroll ndeshjen edhe gjatë minutave në vazhdim. Për t’i ndërlikuar akoma më shumë gjërat për Real Madridin u përkujdes Chukwueze.
Në minutën e 42-të ai finalizoi për mrekullu asistin që pranoi nga Moreno, duke lërë të fjetur portierin e skuadrës madrilene.
Pjesa e dytë nisi me një tjetë ritëm. Ekipi mysafir filloi që të dilte te loja e vet. Kështu ishte fillimisht Vinicius Junior ai që ngushtoi epërsinë në 2:1, pas një pasimi të bukur që pranoi nga Ceballos (VIDEO).
Vetëm dymbëdhjetë minuta më vonë erdhi goli i barazimit. Atë e shënoi Militao, pasi u gjend në afërsi të portës në momentin kur portieri vendës devijoi topin me anë të një pritje (VIDEO).
Ndërkaq, krejt në fund, për ta konfirmuar impaktin e mirë që kishte në ndeshje, doli në pah sërish Ceballos. Ai në minutën e 86-të, falë një goditje shumë të saktë nga pozita ballore, mposhti portierin vendës, duke përfunduar kështu goditja në brendi të katërkëndëshit të portës.
Falë kësaj fitore ekipi madrilen siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit, që ishte edhe zotimi i trajnerit italian Ancelotti në konferencë për shtyp që zhvilloi ditën e djeshme.
Përmbledhja e ndeshjes Vilarreal - Real Madrid:
