Real Madrid i bashkohet garës për Harry Kane
Real Madrid është duke vazhduar të vëzhgojë sulmuesin Harry Kane, pasi po konsiderojnë opsionet e mundshme për të zëvendësuar Karim Benzeman.
Anglezi po hynë në vitin e fundit të kontratës, por ende nuk kanë nisur bisedimet me Tottenhamin për rinovimin e mundshëm.
Spurs nuk duan që ta humbasin Kane, por me trajnerin Antonio Conte që pritet të largohet ata janë në dijeni se një gjë e tillë mund të ndodhë, sidomos pasi dëshira e lojtarit është të fitojë trofe.
29-vjeçari verën e kaluar ishte pranë kalimit te Manchester City, derisa Man United me Bayern Munichun gjithashtu janë duke e konsideruar si opsion për në verë.
Siç raporton mediumet spanjolle, Real Madrid ka rikthyer interesimin në Kane pasi Benzema mund të vazhdojë vetëm për një vit, derisa ende s'ka asgjë konkrete sa i përket Kylian Mbappes.
Klubi madrilen është optimist se presidenti i Tottenhamit Levy do ta shiste Kane pasi nuk do ta lejonte të largohej falas, në rast që anglezi refuzon rinovimin e kontratës.
Trajneri Carlo Ancelotti gjithashtu është një admirues i Kane pavarësisht që e ardhmja e tij mbetet në dyshime, meqenëse janë nëntë pikë mbrapa Barcelonës dhe në rast që eliminohet nga Liga e Kampionëve gjasat janë të mëdha që ta ndërpresin bashkëpunimin.
Kane deri më tani nuk ka dhënë asnjë sinjal nëse dëshiron largimin apo vazhdimin e kontratës te Tottenham, pasi është i fokusuar t'i ndihmojë skuadrës për të zënë vendin në top katërshe.