Trumpi jep urdhër që Liqenit të Ontarios t’i bëhet emri Liqeni i Amerikës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të enjten e riemërtoi Liqenin Ontario, duke e bërë Liqeni Amerika, duke përshkallëzuar një përplasje me Kanadanë që tashmë ka nxitur taksa ndaj dhjetëra miliarda dollarëve tregti mes dy vendeve.
Sipas Trumpit, ky ndryshim do të hyjë në fuqi menjëherë. Vitin e kaluar, ai gjithashtu dha urdhër që Gjirit të Meksikës t’i bëhej emri Gjiri i Amerikës.
“Ne do ta ndryshojmë emrin e Liqenit Ontario me efekt të menjëhershëm në Liqeni Amerika” – tha Trumpi para gazetarëve në Zyrën Ovale, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Ndryshimi i liqenit, Liqeni i Amerikës, ishte diçka për të cilën unë kam qenë duke menduar për një kohë të gjatë, në të vërtetë” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Bisedimet tregtare mes ShBA-së dhe Kanadasë dështuan javën e kaluar. Të dyja palët e fajësuan njëra-tjetrën për prishjen e tyre.
Njëri nga pesë liqenet e mëdha të Amerikës së Veriut, Liqeni Ontario kufizohet me provincën kanadeze të Ontarios dhe shtetin amerikan, Nju-Jork. Shumica e sipërfaqes së liqenit i takon Kanadasë.
Zyra e kryeministrit kanadez, Mark Carney, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.