Real Madrid e ‘harron’ Kai Havertzin dhe e bën prioritet Harry Kane - NACIONALE

Real Madrid e ‘harron’ Kai Havertzin dhe e bën prioritet Harry Kane

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Real Madrid është tërhequr nga gara për sulmuesin e Chelseas, Kai Havertz, duke e bërë prioritet nënshkrimin me yllin e Tottenhamit Harry Kane.

Skuadra madrilene është duke vlerësuar opsionet në sulm duke ndjekur largimin e Karim Benzema që befasoi duke iu bashkuar skuadrës arabe Al-Ittihad.

Real Madrid kishte provuar të transferonte Havertzin, me gjermanin që ishte i hapur për largimin nga “Stamford Bridge”.

Mirëpo, sipas Marca, Reali nuk po e konsideron më një lëvizje për Havertz dhe tani prioritet e kanë bërë Harry Kane.

Bordi i “Los Blancos” si dhe trajneri Carlo Ancelotti janë të pajtimit që Kane është zëvendësuesi ideal për Benzeman, edhe pse Reali nuk është gati t’i ofrojë 100 milionë euro për sulmuesin e Tottenhamit.

Reali po e konsideron nënshkrimin e Kane si një ‘transferim urgjent’ dhe shpresojnë që një marrëveshje të arrihet për 80 milionë euro pasi anglezi do të bëhet agjent i lirë në vitin 2024.

Skuadra spanjolle nuk është e vetme në garën për Kane, pasi që edhe Manchester Unitedi e ka bërë prioritet qendërsulmuesin.

Mirëpo, dëshira e Tottenhamit vazhdon të jetë ta mbajë lojtarin, gjë që e tha vetë presidenti Daniel Levy javë më parë.

“Ai mund të fitojë trofe te Tottenhami, por të jetë legjendë është gjithashtu e rëndësishme”.

“Fakti që është top golashënuesi i Tottenhamit, është duke bërë historinë. Shpresoj që një ditë të kemi një statujë të Harry Kane jashtë stadiumit”.

Lajme të ngjashme