Transferimi i Harry Kane te Real Madrid varet nga Karim Benzema - NACIONALE

Transferimi i Harry Kane te Real Madrid varet nga Karim Benzema

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Dyshimet mbi të ardhmen e sulmuesit Karim Benzema kanë bërë që Real Madrid të hidhet në sulm për yllin e Tottenhamit, Harry Kane.

Anglezi që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës është objektivi kryesor i Manchester Unitedit.

Mirëpo, meqenëse presidenti i Spurs Daniel Levy nuk dëshiron të përforcojë ndonjë rival, kjo mund t’ia hap derën kalimit të Kane te Real Madridit, me Carlo Ancelottin që është admirues i madh.

Sipas “The Athletic”, Ancelotti e ka përmendur transferimin e Kane gjatë një bisede të enjten me bordin e klubit madrilen, ku edhe iu konfirmua se do të vazhdojë edhe për një sezon tjetër.

Real Madrid ka pranuar se do të provojnë transferimin e anglezit, mirëpo e tëra do të varet nga largimi i mundshëm i Karim Benzema, me francezin që pritet të vendos përfundimisht në ditët në vijim.

Benzema ka një ofertë të lartë prej 200 milionë euro për sezon nga klubi i Arabisë Saudite, Al-Ittihad.

35-vjeçari ishte paraparë të nënshkruante rinovimin e kontratës edhe për një vit, ku do të fitonte rreth 24 milionë euro për edicionin 2023/24.

Mirëpo, pastaj oferta e kampionit të Arabisë Saudite Al-Ittihad ka ndryshuar tek e ardhmja e Benzemas meqenëse i është ofruar edhe pozita e ambasadorit te Arabia Saudite për Kupën e Botës 2030.

Lajme të ngjashme