“Desha të pensionohem këtu” – Benzema zbulon pse u largua nga Real Madridi papritmas - NACIONALE

“Desha të pensionohem këtu” – Benzema zbulon pse u largua nga Real Madridi papritmas

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Karim Benzema ka thënë se dëshira e tij ishte të pensionohej në Real Madrid por gjërat ndryshuan dhe se po largohet i trishtuar.

Reali njoftoi të dielën se Benzema do të largohet nga klubi këtë verë dhe sulmuesi francez e zhvilloi ndeshjen e fundit për klubin në barazimin kundër Athletic Club në fundjavë, duke u përshëndetur me një gol nga penalltia.

Ai ka arritur marrëveshje tejet fitimprurëse me klubin saudit Al Ittihad për ta vazhduar karrierën pas 14 viteve qëndrimi në Bernabeu.

Duke folur në një konferencë të lamtumirës të martën në kryeqytetin spanjoll, Benzema tha se gjithmonë do të jetë përkrahës i madh i Madridit.

Është një ditë paksa pikëlluese sepse po largohem nga klubi im”, tha Benzema.

“Nënshkrova me Madridin dhe doja të pensionohesha këtu, por nuk ndodhi kështu. Gjithmonë do të jem tifoz i Madridit. Faleminderit tifozëve të cilën gjithmonë më dhanë këtë forcë. Faleminderit të gjithëve, vërtet”, shtoi ai.

Raportohet se Benzema tashmë ka nënshkruar marrëveshje trivjeçare me Al Ittihadin, klubin që e fitoi titullin në Saudi Pro League këtë vit.

Fituesi i Topit të Artë, i cili iu bashkua gjigantit spanjoll nga Lyoni në vitin 2009, kishte edhe një vit kontratë me klubin.

Benzema, 35 vjeç, i fitoi pesë tituj në Ligën e Kampionëve me Madridin.

Ai i ka bërë 647 paraqitje për Madridin dhe është golashënuesi më i mirë i klubit me 353 gola – vetëm Cristiano Ronaldo ka më shumë.

Lajme të ngjashme