Reagimi i çmendur i skuadrës së Argjentinës pasi Messi u godit në fytyrë nga kundërshtari - NACIONALE

Reagimi i çmendur i skuadrës së Argjentinës pasi Messi u godit në fytyrë nga kundërshtari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Argjentinës e ka mbrojtur mjaftë mirë Lionel Messin pasi ky i fundit u godit në fytyrë nga një kundërshtar gjatë një "lufte" për top.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte në formë të jashtëzakonshme, gjatë fitores së Argjentinës 3:0 ndaj Honduras.

Ai kontribuoi në të gjitha golat, fillimisht me një asistim të bukur për Lautaro Martiez. Pastaj me një pasim te Giovani Lo Celso, që fitoi penallti dhe në fund me një parabolë të jashtëzakonshme për 3:0.

Sidoqoftë, gjatë një momenti Messi u godit në fytyrë nga lojtari kundërshtar Deiby Flores dhe sapo ra në tokë, bashkëlojtarët ishin tejet të zemëruar.

Disa prej tyre, përfshirë Rodrigo de Paul u konfrontuan me Flores, gjë që dëshmon sa e duan Messin.

E menjëherë kishte reagime të mëdha në "Twitter", ku tifozët dhanë lëvdata për paraqitjet e lojtarëve.

"Këta lojtarë do të bëjnë gjithçka për Messin, të pëlqen ta shohësh".

"Çfarë mënyre për t'u zgjuar. Mbroni mbretin me të gjitha kushtet".

"Nuk është një skuadër futbolli, është familje", ishin vetëm disa nga komentet e shumta.

De Paul do të shkonte në luftë për Messin

Pavarësisht që luan për Atletico Madridin, De Paul mban një lidhje shumë të fortë me Messin dhe vitin e kaluar pranoi se do të shkonte në luftë për të.

"E shikon kuptohet, kur fillon të ndash gjëra, ai është shumë transparent dhe në vend si ti thuash se çfarë mendon, ndjehesh sikur ta pyetesh për fëmijët e tij".

"Çelësi është se të gjithë duhet të bëjnë çfarë të duan, askush nuk e ulë kokën. I vetmi i paprekur është Leo. Të gjithë të tjerët duhet të kontribuojnë se çfarë na kërkohet".

Ndërkohë, këto paraqitje të mira kanë bërë që Argjentina të shihet si një ndër favoritët kryesorë edhe për ta fituar Kupën e Botës.

Kujtojmë, se më 22 nëntor, Argjentina do ta nis garën për Kupën e Botës përballë Arabisë Saudite, e pastaj ndjekur nga sfidat kundër Meksikës, respektivisht Polonisë.

Lajme të ngjashme