Rasmus Hojlund pritet të debutojë për Man Unitedin ndaj Arsenalit
Manchester United shpreson ta ketë sulmuesin Rasmus Hojlundin gati për ta zgjedhur në fillimin e shtatorit.
Danezi kompletoi kalimin te “Old Trafford” verën e kaluar, por arriti si i lënduar shkaku i një problemi në shpinë.
Edhe pse Man United ka konfirmuar se Hojlund nuk do të mungojë për një kohë të gjatë, ai pritet që t’i humbasë disa nga xhirot e para të sezonit në Premierligë.
“The Athletic” raporto se Hojlund do t’i humbasë tre ndeshjet e para ndaj Wolves, Tottenham dhe Nottingham Forest por ka optimizëm se do të jetë gati për ndeshjen ndaj Arsenalit më 3 shtator
Padyshim mungesa e tij vjen në një kohë të keqe për Man Unitedin meqenëse edhe Anthony Martial ende s’është shëruar që nga lëndimi që pësoi në maj.
Të enjten danezi stërviti i vetëm nga bashkëlojtarët, por situata e tij ka nisur të përmirësohet dhe Ten Hag është i sigurt që brenda një kohe të shkurtër do ta ketë në ekip.
“Sigurisht ai është i gatshëm dhe e kemi si opsion, por nuk e presim për një kohë të shkurtër derisa të jetë 100 për qind gati. Prandaj duhet të presim edhe ca kohë”.
“Është vështirë të thuhet si procesi do të shkojë, por është duke bërë progres të mirë. Duhet të shohim ditë pas die si do të shkojë".

