Rashica pas humbjes nga Besiktasi: Qëllimi ynë nuk ndryshon, vazhdojmë rrugën
Sulmuesi Milot Rashica thotë se Gatalasaray duhet të vazhdojë në garën për titull pavarësisht humbjes së pësuar nga Besiktasi.
Kosovari dhuroi një asistim te Mauro Icardi për ta kaluar Galatasary, por që Besiktas arriti ta përmbysë për të fituar në fund me rezultat 3:1.
Pas ndeshjes për mediat turke, Rashica tha shkurtimisht se asgjë s'do të ndryshojë dhe që duhet të mbajnë mendjen te titulli.
"E nisëm shumë mirë sonte, kishim shanse dhe shënuam tek njëri prej tyre. Bëmë disa gabime në pjesën e dytë. Qëllimi ynë është i njëjtë, ne do të vazhdojmë rrugën tonë", deklaroi ai.
Ndërkohë, po raportohet se Rashica do të largohet në verë nga Galatasary ku është huazim pasi Norwich City ka arritur marrëveshje me Burnley.
Trajneri Vincente Kompany javën e kaluar ishte në Turqi për të vëzhguar një ndeshje ku kosovari ishte titullar, ndërsa të dielën AS Marca raportoi se është arritur një marrëveshje në princip për 11 milionë euro.
26-vjeçari ka qenë ndër më të mirët këtë edicion te Galatasary në garën për titull duke shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asistime në 22 paraqitje në Superligën Turke.
Ndërkohë, ai ka zhvilluar edhe katër paraqitje në Kupën e Turqisë duke gjetur dy herë rrugën drejtë rrjetës.
