AS Marca: Burnley ka arritur marrëveshje verbale me Norwich Cityn për Milot Rashicën
Burnley thuhet se ka arritur marrëveshje verbale me Norwich Cityn për shërbimet e sulmuesit kosovar Milot Rashica.
Skuadra e Vincente Kompany synon të përforcohet pasi u rikthye në Premierligë dhe kosovari është një ndër dëshirat e teknikut belg.
Siç raporton "AS Marca", një marrëveshje në princip tani është arritur mes dy klubeve angleze për 11 milionë funte (mbi 15 milionë euro), ndërsa pritet të nënshkruhet shumë shpejtë.
"Burnley janë afër marrëveshjes me Norwich Cityn për të nënshkruar me kosovarin Milot Rashica, që është huazim te Galatasaray".
"Mësojmë se është arritur një marrëveshje në princip për 11 milionë funte, pritet të nënshkruhet shumë shpejtë", raporton mediumi në fjalë.
🚨 EXCLUSIVE: Burnley are closing in on deal with Norwich City to sign Kosovan winger Milot Rashica who’s at Galatasaray on loan. 🟣🇽🇰#BurnleyFC
— As Marca (@asmarcatr) April 30, 2023
🔰 Understand there’s an agreement in principle around £11M fee, it’s set to be signed soon as club sources confirm. #NCFC pic.twitter.com/tridJLup3u
Forma fantastike e Milot Rashicës këtë sezon
Sulmuesi Milot Rashica ka qenë i mahnitshëm këtë edicion që kur u huazua te Galatasary.
Fillimisht kosovari pati pak vështirësi të fitojë vendin në 11-shen bazë, por tani është titullar i padiskutueshëm duke lërë në stol edhe yllin italian Nicolo Zaniolo që luan në pozitën e njëjtë.
Në 25 ndeshje të zhvilluar në të gjitha garat, Rashica ka realizuar gjashtë gola duke regjistruar edhe katër asistime tjera.
Gjiganti turk është gjithashtu i interesuar për të nënshkruar përfundimisht me 26-vjeçarin, por assesi s'po gjejnë gjuhën e përbashkët me klubin anglez.
Vlera e Rashicës në Transfermarkt momentalisht është 7.50 milionë euro, por që Norëichi e vlerëson mbi 10 sosh.