Raportohet se Cagliari i ka ofruar 8 milionë euro për Mirlind Dakun, Rubin Kazani kërkon më shumë
Raportohet se skuadra italiane, Cagliari, ka bërë një ofertë prej tetë milionë euro në drejtim të Rubin Kazanit për futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku, por që klubi rus po kërkon të paktën 10 milionë.
Siç raporton RPL SKY në platformën X, Cagliari po ofron pesë milionë euro të gatshme dhe tre milionë të tjera bonuse.
Cagliari improved their offer to €5m + €3m in bonuses (matches, goals/assists). First offer was made in early July.
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 1, 2024
The offer isn't bad but it still doesn't suit Rubin, who demand at least €10m.
(@OnooQ) https://t.co/zW7XGMzVTA pic.twitter.com/Zrq29UHtIe
“5 milionë euro dhe 3 milionë euro të tjera në formë bonusesh, që kanë të bëjnë me performancën e lojtarit, me numrin e ndeshjeve, golat dhe asistet. Por pavarësisht kësaj oferte, te Rubin Kazan vazhdojnë të rezistojnë për sulmuesin kuqezi” – thuhet në këtë raportim.
Për Cagliarin kjo është oferta e dytë, pasi më herët kishin ofruar tre milionë euro, por Rubin Kazan kishte refuzuar menjëherë, duke bërë të ditur se kërkojnë 10 milionë euro.
Skuadra ruse e transferoi për 1.2 milionë euro Dakun nga Osijek dhe synon të fitojë më shumë në rast të shitjes së tij.
25-vjeçari kaloi formë të mirë në sezonin që lamë pas, ku u paraqit në 33 ndeshje, duke shënuar 10 gola, ku edhe fitoi një ftesë në Kampionatin Evropian nga Sylvinho në Kombëtaren e Shqipërisë.