Ranieri rikthehet nga pensionimi: Problemi i madh është arsyeja që Roma më telefonoi - NACIONALE

Ranieri rikthehet nga pensionimi: Problemi i madh është arsyeja që Roma më telefonoi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Claudio Ranieri ka konfirmuar se ka marrë drejtimin e Romës, duke bërë shaka me faktin se është problem i madh andaj e kanë ftuar.

Ishi i Leicester Cityt udhëtoi për në Londër natën e kaluar dhe u takua me presidentin e klubit Dan Friedkin këtë mesditë, ku e pranoi detyrën dhe arriti marrëveshje në aspektin personal.

Do të jetë një kontratë që skadon në fundin e sezonit, por pastaj Ranieri do të merr një pozitë në bordin e drejtorëve të skuadrës italiane.

Rrugës në aeroport për rikthimin te Roma, ai u ndal nga “ANSA”, të cilët e pyetën nëse është gati për këtë sfidë, sepse është top problem për t’u marrë.

Mirëpo, Ranieri u përgjigj duke buzëqeshur “Për këtë arsye më kanë telefonuar”.

“Gati. Ja ku vjen kavalieri”.

Për 73-vjeçarin ky do të jetë viti i tretë si trajner i Romës ngase në të kaluarën e ka drejtuar në vitet 2009-2011 dhe nga marsi në qershorin e 2019.

Kësisoj, këtë sezon Roma do të ketë katër trajnerë të ndryshëm, pasi kanë shkarkuar më parë emra si Jose Mourinho, Daniele de Rossi dhe Ivan Juric.

Lajme të ngjashme