Pulisic paralajmëron Real Madridin: Unë nuk do të doja të luaja ndaj Chelseas në këtë kompeticion - NACIONALE

Pulisic paralajmëron Real Madridin: Unë nuk do të doja të luaja ndaj Chelseas në këtë kompeticion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Christian Pulisic e ka paralajmëruar Real Madridin para ndeshjes së Ligës të Kampionëve, duke thënë se ai nuk do të donte të luante ndaj Chelseas në këtë kompeticion.

"Blutë" e Londrës do të përballen me 14 herë kampionin e Evropës në çerekfinale, pasi fituan me mund ndaj Borussia Dortmundin në raundin e 16-të më të mirëve.

Duke folur për "ESPN", amerikani tha se ai nuk do të donte të përballej me Chelsean në këtë kompeticion, edhe pse madrilenët i eliminuan vitin e kaluar.

"Unë nuk do të doja të luaja ndaj Chelseas në Ligën e Kampionëve, kaq mund të them".

"Mendoj se jemi në një situatë të ngjashme si herën e kaluar kur fituam Ligën e Kampionëve. Gjysma e vitit e vështirë, duke vuajtur në ligë dhe shumë njerëz nuk na besuan. Shikoni çfarë ndodhi pastaj".

"A ka qenë lehtë në javët e fundit? Jo, unë jam krenar për mënyrën si skuadra e ka tejkaluar, duke marrë tre fitore radhazi".

"Jam duke pasur besim sidomos në skuadër me lojtarët e rinj. Tani skuadra duket mjaftë e rrezikshme që të luajmë kundër".

"A do të jetë e lehtë? Jo. A do të kemi ndeshje të forta me skuadra të mira aty? 100 për qind, por jemi gati dhe të emocionuar nga kjo sfidë".

Më 11 prill, Real Madrid do ta pres Chelsean në "Santiago Bernabeu" derisa shtatë ditë më vonë do ta zhvillojnë ndeshjen kthyese.

Lajme të ngjashme