PSG zyrtarizon blerjen e Fabian Ruizit - NACIONALE

PSG zyrtarizon blerjen e Fabian Ruizit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

PSG po vazhdon me ndryshime në organikën e saj. Reparti që më së shumti ka pësuar nga këto lëvizje është ai i mesfushës. Fabian Ruiz tashmë është afrimi i radhës që u bë zyrtar para pak çastesh.

Për Fabian Ruiz do të fillojë epokë e re. Mesfushori spanjoll është zyrtarizuar si lojtar i PSG. Një gjë të tillë vetë klubi parisien e ka bërë të ditur me anë të një kumtese publike, ku ka paraqitur lojtarin me fanellën e vet.

Me këtë blerje që e zyrtarizoi PSG, hapën dyert për largimin e Paredes drejt Juventusit, pasi mesfushori argjentinas tashmë ka arritur marrëveshjen me "zonjën e vjetër".

Sa i kushtoi PSG kartoni i Fabian Ruizit?

Fabian Ruiz do të jetë një alternativë e çmuar për trajnerin Galtier. Për sa kohë ishte lojtar i Napolit, ai tregoi paraqitje shumë të mira.

Sido që të jetë, gjithçka u ndërlikau në momentin kur u afrua skadimi i kontratës me klubin italian dhe nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit për vazhdimin e kontratës.

Një ngërç i cili hapi horizonte të reja, me PSG që shfaqi interesim konkret. Meqë kishte kontratë të vlefshme vetëm edhe për një vit, largimi i tij ishte i pashmangshëm.

PSG siguroi shërbimet e tij duke paguar kartonin për një vlerë rreth 23 milionë eurosh siç bën të ditur gazetari i mirënjohur i specializuar në tregun e lojtarëve, Gianluca Di Marzio.

Ai me kampionin francez ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare. Sa ishte pjesë e Napolit arriti që ta bindnte edhe Luis Enriquen që të ftohej në Kombëtare, pasi me klubin italian në 125 paraqitje shënoi 18 gola, duke regjistruar edhe shumë paraqitje të mira javë pas jave.

Galtier deri më tani ka afruar edhe mesfushorë tjerë, si Vitinha nga Porto për 41 milionë euro dhe Renato Sanchez me parametra zero nga Lille.

Lajme të ngjashme