Hykmete Bajrami: Gjithmonë krenare me UÇK-në
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se është gjithmonë krenare me UÇK-në,
Në një postim në Facebook, ajo ka postuar emblemën e UÇK-së.
Marshi fillon nga ora 14:00. Marshi në Prishtinë pritet të mbledhë qytetarë, familjarë, veteranë dhe përkrahës të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Organizatorët e kanë paraqitur këtë ngjarje si një shprehje solidariteti dhe mbështetjeje për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin, të cilët prej vitesh ndodhen në paraburgim dhe në proces gjyqësor në Hagë.
Në qendër të mesazhit të marshit është kërkesa për drejtësi dhe ruajtja e kujtesës për luftën e Kosovës.