PSG me mund mposht Nantes, "blindon" kreun e Ligue 1 - NACIONALE

PSG me mund mposht Nantes, "blindon" kreun e Ligue 1

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka arritur me mund të triumfojë ndaj Nantesit, në kuadër të xhiros së 26-të në Ligue 1.

"Parisienët" fituan me rezultat 4:2, sfidë ku zhvilluan lojë të shkëlqyeshme.

Pas vetëm 12 minutave lojë, PSG nisi një aksion të mrekullueshëm me Lionel Messin që u asistua nga Nuno Mendes për t'i dhënë epërsinë vendasve.

Ndërsa, vetëm katër minuta më vonë Jaouen Hadjam shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar topin, gjë që dyfishoi avantazhin e PSG-së (21').

Mirëpo, Santes nuk u dorëzua duke ngushtuar fillimisht epërsinë me asnjë të një goli nga afërsia të Ludovic Blas (31').

Kurse, vetëm tetë minuta më vonë Ignatius Ganago përfitoi nga një gabim i portierit për të barazuar rezultatin (39').

Ishte Danilo Pereira që riktheu epërsinë e PSG-së pas një harkimi të mrekullueshëm duke shënuar me kokë (60').

Ndërsa fitoren e vulosi sulmuesi Kylian Mbappe në kohën shtesë pas një kundëraksioni të shpejtë (90+4').

Me këtë triumf, PSG vazhdon drejt titullit tjetër në kampionatin francez duke mbledhur 63 pikë pas 26 xhirove, me Nantes që renditët në pozitën e 13-të me 28 sosh.

Në xhiron e radhës sa i përket Ligue 1, PSG do të jetë mysafir i Brestit, derisa Nantes është nikoqir i Nice.

Lajme të ngjashme