PSG i jep ultimatum Kylian Mbappes: Rinovo ose largohu - NACIONALE

PSG i jep ultimatum Kylian Mbappes: Rinovo ose largohu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain thuhet se i kanë dhënë ultimatum sulmuesit Kylian Mbappe që të jep vendimin përfundimtar mbi të ardhmen.

Francezi javë më parë njoftoi klubin përmes një emaili se nuk do të vazhdojë kontratën pas edicionit 2023/24.

Mbappe verën e kaluar nënshkroi për dy vite me opsion për të tretin, që mund të aktivizohej vetëm nga lojtari, gjë që tashmë ka vendosur të mos e bëjë.

Kësisoj, PSG ka mbetur e zhgënjyer nga francezi dhe e kanë vendosur në shitje, mirëpo deri më tani Mbappe ka refuzuar largimin duke insistuar se do të qëndrojë edhe për një vit në “Parkun e Princave”.

Pas deklaratave të Mbappes, PSG tani i ka dhënë një ultimatum lojtarit për të vazhduar kontratën ose të largohet në afatin e verës.

Në rast që përgjigja është jo, PSG do të nis menjëherë bisedimet për ta shitur francezin në një marrëveshje për se paku 100 milionë euro.

Real Madrid që ofruan 180 milionë euro në vitin 2021, vazhdon të jetë destinacioni i mundshëm sidomos pasi Karim Benzema kaloi te Al-Ittihadi dhe tani numri nëntë është i lirë.

Joselu iu bashkua madrilenëve në formë huazimi nga Espanyol, mirëpo 33-vjeçari nuk shihet si opsion afatgjatë.

Pavarësisht largimeve të yjeve si Mariano Diaz, Eden Hazard dhe Marco Asensio, presidenti i Realit Florentino Perez ka deklaruar se Joselu do të jetë nënshkrimi i fundit.

Real Madrid është duke pritur të sheh nëse Mbappe është i lirë për t’u blerë këtë vit, me Man Unitedin që pritet t’i bashkohet garës gjithnjë nëse sheiku Jassim bin Hamad Al Thani arrin ta blenë klubin anglez.

Lajme të ngjashme