Mbappe qartëson sërish të ardhmen: Planifikoj të qëndroj te PSG-ja
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe ka komentuar sërish të ardhmen duke bërë me dije se dëshiron të mbetet në “Parkun e Princave”.
Francezi deklaroi se plani i tij mbetet qëndrimi në PSG, pavarësisht që i ka njoftuar se nuk do të vazhdojë pas edicionit 2023/24.
“Sinqerisht nuk e kam ditur se ajo letër do ta ofendojë dikë. Unë vetëm e dërgova letrën, po, mirëpo nuk e dija që kjo letër mund të vrasë dikë. Është vetëm letër”.
“Për momentin unë kam vetëm një opsion: qëndrimi te PSG. Planifikoj të jem këtu sapo sezoni të nis”.
Tutje ai komentoi edhe deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që kishte deklaruar se do ta bindte për qëndrimin te PSG-ja.
“President Macron nuk do të ketë efekt në të ardhmen time. Ai shpreson që unë të qëndroj te PSG dhe unë dua të qëndroj, prandaj jemi në të njëjtën faqe”.
Në fund, ai refuzoi të komentojë arsyen pse po refuzon rinovimin e kontratës.
“Djem nuk ka asgjë për të shpjeguar. Njerëzit flasin, kritikojnë... E di pse bëj atë që bëj dhe them çfarë them. Njerëzit nuk i kanë të gjitha informatat”.
Pavarësisht këtyre deklaratave, qëndrimi i PSG-së mbetet i njëjtë pra rinovo ose largohu.