Prishtina ndeshjet e para si vendas i zhvillon në Kampin Nacional në Hajvali
FC Prishtina ka konfirmuar se ndeshjet e para si vendas do t’i zhvillojë në Kampin Nacional në Hajvali.
“Bardhëkaltërit” kanë pranuar kërkesën që FFK-ja iu bëri ditë më parë, që të mos luajnë në “Fadil Vokrri” shkaku i fushës së rënduar.
Përmes një komunikate zyrtare, FC Prishtina njoftoi se ndaj Feronikelit dhe Malishevës do të luajnë në Hajvali.
“Dy ndeshjet e para të kampionatit, java e parë me Feronikelin dhe java e tretë me Malishevën, skuadra jonë do t’i zhvillojë në Hajvali, në kampin nacional.
FC Prishtina ka pranuar këtë akt për të mirëkuptuar ndeshjet kualifikuese të Kosovës për muajin shtator.
Ndeshja e javës së parë me Feronikelin zhvillohet këtë të shtunë më 12 gusht nga ora 17.”, shkroi klubi nga kryeqyteti.
Përndryshe, Prishtina këtë edicion synon ta fitojë titullin kampion dhe daljen në Evropë që dështuan ta bëjnë në dy vitet e fundit.
