Prishtina lëshon tre pikët nga dora, barazon me Gjilanin në ‘Fadil Vokrri’ - NACIONALE

Prishtina lëshon tre pikët nga dora, barazon me Gjilanin në ‘Fadil Vokrri’

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara me fillim nga ora 13:00 i erdhi rendi edhe ndeshjes kryesore të ditës, me Prishtinën që u takua me Gjilanin në Fadil Vokrri. Kryeqytetasit nuk arritën të merrnin pikët e plota në përballjen direkte për vendin e tretë duke barazuar 2:2.

Bardhekaltrit erdhën në këtë takim pas një serie të mirë të rezultateve në tri ndeshjet e fundit duka marrë pikët e plota në secilën prej ndeshjeve dhe tani me këtë fitore shkojnë në fitoren e katërt radhazi.

Në anën tjetër Gjilani nuk po kalon kohë të mira edhe në aspektin organizativ edhe në atë të rezultateve, edhe pse në ndeshjen e fundit arriti t’i marrë pikët e plota kundër Dukagjinit.

Të dy skuadrat në javën e 15-të hynë me pikë të barabarta, të dyja me nga 22, por që Prishtina me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Prishtina ishte më e mirë gjatë tërë takimit, duke rrezikuar më shumë herë se gjilanasit, por që goli i parë erdhi vetëm në minutën e 43-të.

Ishte Arlind Shabani që realizoi për 1:0 nga afërsia pasi një harkim depërtoi në mesin e pesë futbollistëve mysafir.

Edhe pjesa e dytë filloi në të mirë të Prishtinës.

Në minutën e katërt të kësaj pjese, mesfushori i dalë nga akademia e kryeqytetit rrezikoi me anë të një goditje të mirë, por portieri i Gjilanit, Enea Koliçi reagoi shumë mirë duke evituar golin e dytë.

Gjilani arriti për një çast të barazonte rezultatin. Ishte kapiteni Albert Dabiqaj që shënoi për 1:1 në minutën e 58-të.

Por Prishtina vetëm pas pesë minutave riktheu rezultatin në të mirë të tyre, kësaj radhe Albin Prapashtica arriti ta mposhtë Koliçin për 2:1 në minutën e 63-të.

Prishtina edhe pse më e mirë në këtë ndeshje nuk arriti të merrte pikët e plota, pasi për barazimin e rezultatit u përkujdes sërish Dabiqaj që shënoi një gol duke tentuar të harkonte, top që e zuri në befasi portierin, Ardit Nika.

Me këtë barazim të dy skuadrat shkojnë në kuotën e 23 pikëve, por që Prishtina ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme