Prishtina e mposht Llapin në ndeshjen e parë pas akuzave për kurdisje
Prishtina ka arritur ta mposhtë Llapin në Zahir Pajaziti me rezultat 2:0, në ndeshjen që vjen vetëm pak ditë pasi nga dy gazetat e mëdha franceze u hodhën akuza për skuadrën nga Podujeva për kurdisje të ndeshjeve.
Kjo për fitore për kryeqytetasit është fitorja e parë në vitin 2023, pasi e rifilluan shumë keq sezonin me tri humbje radhazi, ndërsa në anën tjetër për Llapin kjo është vetëm humbja e parë në këtë vit kalendarik.
Ndër të tjera, kjo përballje ishte kryendeshja e javës edhe për shkak se po këto dy skuadra luftojnë për vendin e direkt për një pozitë që dërgon në Evropë.
Sa i përket ndeshjes, Prishtina u tregua më konkrete në lojë edhe pse llapjanët kishin rastet e tyre për të shënuar.
Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi arriti te fitorja fal dy golave të shënuar në pjesën e parë, ndërsa në të dytën gola nuk pati.
Epërsinë bardhekaltrëve ia solli Albin Prapashtica në minutën e 41-të, ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Endrit Krasniqi që shënoi fal edhe gabimit të portierit, Ilir Avdyli, për 2:0, në minutat shtesë të pjesës së parë.
Kjo humbje për skuadrën e Tahir Batatinës nuk është aspak e mirëseardhur në këtë kohë, për vetë faktin e lajmit që u plasua gjatë ditëve të kaluara, që mbi skuadrën e tij rëndojnë akuza për kurdisje ndeshjes.
Tani Prishtina me këtë fitore ngjitet përmbi Llapin me një pikë më shumë në pozitën e katërt, ndërsa Llapi në të pestën.
Dy ndeshjet tjera të zhvilluara në të njëjtën kohë në Superligën e Kosovës, ishin Ballkani – Dukagjini dhe Gjilani – Trepça’89.
Ballkani nuk arriti të fitonte kësaj radhe, duke u kënaqur me një barazim 1:1. Skuadra nga Klina në fakt ishte në epërsi fillimisht me golin e shënuar nga Otto John në pjesën e parë, por sulmuesi më në formë në kampionatin e Kosovës, Albion Rrahmani arriti të barazonte rezultatin në 1:1 në minutën e 55-të.
Suharekasit vazhdojnë ta mbajnë kreun e tabelës, ndërsa Dukagjini mbetët në pozitën e gjashtë.
Gjilani në anën tjetër ka arritur fitoren e dytë me radhë, pasi e rifilluan sezonin me dy barazime, kësaj radhe e mposhtën Trepçën’89 me rezultat 1:0, fal një goli të Albert Dabiqaj në minutën e 76-të.
Gjilani përforcon pozitën e tretë, ku është pesë pikë larg Prishtinës që është në ndjekje të tyre, ndërsa ka nëntë pikë më pak se rivali i qytetit, Drita, që është në vendin e dytë. Në anën tjetër mitrovicasit me këtë humbje gjenden në zonën e rrezikshme, pasi Malisheva dje arriti të shënonte fitore.

