Primoz Gliha: Provova ta kontaktoj Mujën por kishte vendosur ta përfaqësonte për Shqipërinë - NACIONALE

Primoz Gliha: Provova ta kontaktoj Mujën por kishte vendosur ta përfaqësonte për Shqipërinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Kosovës Primoz Gliha tha se ka tentuar të diskutojë me Arbnor Mujën për ta bindur ta ndryshojë mendjen, mirëpo që kishte vendosur përfundimisht për Shqipërinë.

Tekniku slloven në konferencë për shtyp u pyet lidhur me Mujën, ku tha se provoi t’ia ndryshonte mendjen.

Sigurisht, Muja është shembull sepse lojtarët duhet të qëndrojnë te Kosova. Lojtarë të tillë duhet të jenë prioritet për ne. Në situatën aktuale ne nuk mund të bënim asgjë, kemi provuar të bisedojmë me të dhe t’ia bëjmë të qartë se është pjesë e planeve tona të rëndësishme por ai kishte marrë vendimin e tij për të qenë pjesë e Shqipërisë”.

I pyetur nëse ka ndonjë gjasë të vazhdojë si trajner i Kosovës, Gliha shtoi se gjithçka varet nga rezultatet.

Rezultati është fokusi sepse është ekipi kombëtar dhe te ekipi duhet të luajnë lojtarët më të mirë. Fokusi duhet të jetë te rezultati”.

Duhet ta kemi të qarta se për ne trajnerët nuk ka garanci. Gjërat varen nga ndeshja në ndeshje dhe kjo vlen edhe për mua prandaj të shohim”.

Gliha gjithashtu nënvizoi se dëshiron të mbahet mend si trajneri që i “bëri lojtarët të vdesin në fushë”.

Futbolli është i papritur. Kishim në mendje Lindon Emërllahun, por pastaj u lëndua. Pra nuk ka asgjë në planin afatgjatë”.

Gjëja më e rëndësishme është t’i bëj lojtarët të vdesin në fushë, do të tentoj që të më mbani mend për këtë gjë. Ata do të jenë gati për të vdekur në fushë sepse ky është ekip kombëtar”.

Zvicra është një ndër skuadrat më të mira në botë dhe këtë e tregoi në Kupën e Botës. Futbolli është sport interesant dhe shumica e gjërave varet nga ne, nga mënyra si luajmë”.

Gliha foli shkurtimisht edhe për ligën e Kosovës duke nënvizuar se ka shumë lojtarë ofensivë, por askush nuk dësihron të luajë në aspektin defensivë.

Nëse sheh ligën e Kosovës, atëherë ka shumë klube të mira. Por problemi kryesor është mbrojtja, pra të gjithë duan të luajnë përpara, por shumë pak duan të luajnë në mbrojtje prandaj edhe kemi probleme në pozitën e mesfushorit mbrojtës”.

Ai komentoi shkurtimisht edhe mosmungesën e dyshes Edvin Kuc dhe Lumbardh Dellova.

Dellova? Ai është futbollist shumë cilësor, por në atë pozitë kemi shumë konkurrencë. Pas shumë analizave kemi vendosur se cilët futbollistë duhet të jenë, por Dellova do të jetë në të ardhmen pjesë e ekipit”.

Kuc? Ai është futbollist shumë i mirë, por e kam të qartë se vjen nga Mali i Zi. Problemi tjetër është mosha e tij, prandaj edhe s’kemi shprehur shumë interesim. Por nëse na duhet diçka emergjente, atëherë do ta konsiderojmë”.

Lajme të ngjashme