Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Futbolli s’është për shitje, le ta nisin garën me dy klube
Presidenti i UEFA-s Aleksandr Ceferin thotë se futbolli s’është për shitje dhe që ky projekt është "fotokopje" e formatit të Ligës së Kampionëve së vitit 2021 që u refuzua nga të gjithë.
Gjykata evropiane i dha të drejtë Superligës Evropiane, kësisoj UEFA nuk ka më të drejtë të ndërhyjë te klubet që duan t’i bashkohen këso kompeticioni.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ceferin, që thotë se prezantimi i Superligës Evropiane ishte pak a shumë si projekti i Ligës së Kampionëve 2021 që u kritikua nga të gjithë.
“Futbolli nuk është në shitje. Superliga? Mund të krijojnë çfarë të duan. Shpresoj ta nisin këtë kompeticion fantastik të tyre sa më shpejtë që është e mundur, me dy klube”.
“E shikova atë të ashtuquajturin prezantimi i A22. Nuk mund të vendosi nëse ishte shokues. Ishte shumë i përafërt me Ligën e Kampionëve 2021, që u refuzua nga të gjithë”.
“Ne do ta lexojmë dhe shikojmë nëse është e nevojshme ta rishohim pozitën tonë për Superligën. Është e rëndësishme të theksohet se nuk përqafon parimet mbi të cilat bazohet futbolli, ato të meritave sportive, të garantuara vetëm nga UEFA…”.
Ndërkohë, projekti i Superligës pritet të ketë 64 klube, ku do të garojnë në tre divizione të ndryshme. Secili klub do të zhvillonte 14 ndeshje për sezon, shtatë si vendas dhe shtatë si mysafir.