Presidenti i Napolit: Sapo filluam, e ka radhën Liga e Kampionëve - NACIONALE

Presidenti i Napolit: Sapo filluam, e ka radhën Liga e Kampionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Napolit, Aurelien de Laurentiis thotë se projekti sapo ka nisur dhe duhet të fokusohen edhe te Liga e Kampionëve.

Pas 33 viteve pritje, Napoli është zyrtarisht kampion i Serie A pas barazimit të enjten mbrëma ndaj Udineses, që njëkohësisht është titulli i tretë në histori të klubit.

De Laurentiis për "Dazn" theksoi se ky është vetëm fillimi duke deklaruar se Spalletti do ta rinovojë kontratën.

"Luciano Spalletti do të vazhdojë të qëndrojë këtu. Projekti ynë nuk ndalet këtu, është vetëm fillimi".

"Ne duam ta fitojmë sërish, sërish dhe sërish. Dhe pastaj aty është Liga e Kampionëve", deklaroi ai.

Festa në qytetin e Napolit tashmë ka nisur me qindra tifozë që janë mbledhur nëpër rrugë duke festuar.

Ky edicion ishte padyshim i mrekullueshëm për Napolin me Amir Rrahmanin që kishte rol kyç edhe pse për disa muaj ishte jashtë fushës shkaku i lëndimit.

Amir Rrahmani u bë lojtari i parë kosovar që e fiton titullin në kampionatin italian.

Sa i përket Napolit, kampioni i Italisë është eliminuar nga garat e tjera, si Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve, te kjo e fundit u mposhten nga AC Milani.

Lajme të ngjashme