Presidenti i Napolit rrezikon të përballet me gjyq, dyshohet se bëri mashtrime financiare në nënshkrimin e Osimhen - NACIONALE

Presidenti i Napolit rrezikon të përballet me gjyq, dyshohet se bëri mashtrime financiare në nënshkrimin e Osimhen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mediat italiane po raportohet se presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis, mund të përballet me gjyq, nën dyshimet se ka mashtruar financiarisht në marrëveshjen për yllin e skuadrës Victor Osimhen, kur e transferuan nga Lille në vitin 2020.

La Repubblica, ANSA dhe Sky Sport Italia pretendojnë se gjyqtarët e Romës i kanë dhënë fund një hetimi për kontabilitet të rremë që përfshin presidentin dhe pronarin e Napolit, De Laurentiis, por sipas Repubblica, anëtarët e tjerë të klubit janë nën hetim për marrëveshjen që solli sulmuesin nigerian Osimhen në Stadio Maradona në 2020.

Osimhen iu bashkua Napolit në një marrëveshje prej 71 milionë eurosh nga Lille, por gjigantët e Serisë A paguan vetëm 50 milionë euro para dhe 21 milionë euro të mbetura u mbuluan nga katër lojtarë kryesisht të panjohur të përfshirë në një marrëveshje shkëmbimi: portieri grek Orestis Karnezis, plus Luigi Liguori, Claudio Manzi dhe Ciro Palmieri.

ANSA pretendon se prokurorët e Romës kanë informuar De Laurentiis për përfundimin e hetimit, kështu që pronari i Partenopei tani mund të përballet me një gjyq.

Image

Osimhen kontribuoi në titullin e parë të Napolit në Serie A në 33 vjet sezonin e kaluar, duke shënuar 26 gola në ligë.

Ai së fundmi ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Partenopei deri në qershor të vitit 2026.

Lajme të ngjashme