Presidenti i Flamengos për Ronaldon: Nuk paguaj rrogë të majme për një lojtar stoli - NACIONALE

Presidenti i Flamengos për Ronaldon: Nuk paguaj rrogë të majme për një lojtar stoli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Flamengos, Rodolfo Landim, i ka hedhur poshtë thashethemet se Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohet klubit të tij, duke thënë se nuk do të paguante shumë para për një lojtar rezervist.

Kohëve të fundit u përfol se sulmuesi veteran i Manchester Unitedit mund t’i bashkohet Flamengos, por Landim mbeti i habitur kur u pyet nëse kampioni i Amerikës Jugore mund vërtet të nënshkruajë me portugezin.

Nuk e di nga na doli kjo, por kushdo që e ka bërë qenka shumë kreativ”, tha Landim kur u pyet nëse Ronaldo do t’i bashkohej Flamengos.

Së pari, më lejoni t’ju pyes: Në vend të kujt? Për të qëndruar në stol?” vazhdoi Landim.

Landim shpjegoi se për Flamengon nënshkrimi me Ronaldon do të ishte e pamundur ekonomikisht.

“Nga ajo që e kam lexuar në internet, nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, atij do t’i ishte ofruar një marrëveshje dyvjeçare me pagë prej 247 milionë euro në total. Kjo i bie rrogë diku 12 milionë euro në muaj”, shpjegoi ai.

Ta marrim atë për të qenë zëvendësues i Pedros apo Gabigolit a? Nuk mundëm... askush këtu nuk do të bëjë gjëra të çmendura”, shtoi ai.

Dy sulmuesit kryesorë të Flamengos, Pedro dhe Gabriel Barbosa ‘Gabigol’, i kanë shënuar nga 29 gola së cili në të gjitha garat këtë sezon, duke i ndihmuar klubit ta fitojë Kupën Libertadores në fundjavë.

Ndërkohë, Ronaldo nuk e ka mbajtur të fshehtë dëshirën për t’u larguar nga Manchester Unitedit që prej verës së fundit.

Ai është lënë në stol nga trajneri i Unitedit Erik ten Hag në Premierligë këtë sezon, duke startuar vetëm në ndeshjet e Ligës së Evropës.

Javë më parë, ai u përjashtua nga skuadra e parë përkohësisht dhe nuk u thirr për derbin me Chelsea pasi kishte refuzuar të futej në lojë si zëvendësues në lojën paraprake kundër Tottenhamit, madje duke u larguar nga stadiumi Old Trafford ende pa përfunduar ndeshja.

Lajme të ngjashme