Presidenti i Barcelonës Laporta shkoi në zhveshtore për t’i kërkuar shpjegim gjyqtarit, pas disfatës kundër Real Madridit - NACIONALE

Presidenti i Barcelonës Laporta shkoi në zhveshtore për t’i kërkuar shpjegim gjyqtarit, pas disfatës kundër Real Madridit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i shkoi në zhveshtore gjyqtarit Sanchez Martinez për t’i kërkuar shpjegim për incidentet në disfatën e skuadrës së tij 3:1 kundër Real Madridit në El Clasion e parë të sezonit në La Liga të dielën.

Real Madridi ishte superior ndaj rivalit katalonas duke e mundur me lehtësi në Santigao Bernabeu, për ta kaluar në krye të tabelës në La Liga.

Disfata në ligë vjen pas barazimit tejet zhgënjyes me Interin në Ligën e Kampionëve, i cili praktikisht e ka lënë jashtë Ligës së Kampionëve.

Në raportin e ndeshjes Real Madrid – Barcelona, gjyqtari Sanchez Martinez shkroi se Joan Laporta iu fut në zhveshtore pas ndeshjes për t’u ankuar për një penallti të pa dhënë për një faull të dyshimtë të Dani Carvajalit ndaj Robert Lewandowskit, si dhe për penalltinë që iu dha Madridit për ndërhyrjen e Eric Garcias ndaj Rodrygos.

“Incidentet e tjera: Pas përfundimit të ndeshjes dhe futjes së ekipit të gjyqtarëve në zhveshtore, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, hyri në zhveshtore dhe vazhdimisht kërkoi shpjegime për situata të caktuara gjatë ndeshjes”, shkroi Martinez në raportin e gjyqtarit.

Laporta investoi bindshëm gjatë verës për ta ndërtuar një skuadër garuese e cila do të mundë t’i sillte trofe të mëdhenj klubit gjatë sezonit 2022/23 dhe mënyra se si djelmoshat e kanë nisur sezonin është tejet zhgënjyese.

60-vjeçari i shiti një pjesë të aseteve të klubit për të blerë yje si Robert Lewandowski, Raphinha, Jules Kounde, Franck Kessie, Andreas Christensen, Marcos Alonso dhe Hector Bellerin.

Si pasojë e humbjes në El Clasico, Barcelona tani bie në pozitën e dytë me tri pikë më pak se rivali dhe lideri Real Madrid, i cili është klubi i vetëm i pamposhtur në ligë pas nëntë javëve të para.

Ç’është më e keqja për Barçës, ajo do të luajë në Ligën e Evropës sipas të gjitha gjasave, pasi i ka humbur pothuajse të gjitha shpresat për të mbetur në Ligën e Kampionëve, në një grup ku prin Bayern Munich tashmë i kualifikuar, i ndjekur nga Interi me 7 pikë dhe skuadra e Xavit me vetëm 4 pikë.

Lajme të ngjashme