Prapaskenat interesante: Argumentet që përdori Federata Rumune për dënimin e butë të UEFA-s - NACIONALE

Prapaskenat interesante: Argumentet që përdori Federata Rumune për dënimin e butë të UEFA-s

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Federata Rumune u mbrojt me faktin se mesazhi në ndeshjen ndaj Kosovës ishte politikë, dhe s’kishte kurrfarë lidhje me racizëm, kështu së paku raporton gazeta më e madhe rumune “gsp.ro”.

UEFA e publikoi dënimin ndaj Rumanisë, ku u shpalos baneri “Kosova është Serbi”, ku si pasojë edhe loja ishte ndërprerë për 50 minuta.

Sidoqoftë, në fund shtëpia e futbollit e dënoi Federatën Rumune me vetëm një ndeshje pa praninë e tifozëve (përfshirë personat nën 14 vjeç), si dhe një gjobë prej 50 mijë eurove.

Tani, gazeta rumune ka treguar se departamenti ligjor u mbrojt me faktin se mesazhi ishte politik duke kujtuar se Rumania s’e njeh shtetin e Kosovës dhe që pas vazhdimit të lojës nuk kishte më asnjë problem.

Departamenti ligjor i FRF-së u mbrojt në argumentin se mesazhi s’ishte racist por politik. Duke marrë parasysh se Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.

Një tjetër pikë e mbrojtjes ishte fakti që pasi u vendos për vazhdimin e lojës, nuk kishte më asnjë incident”.

Kësisoj, Rumania do ta zhvillojë vetëm përballjen e radhës pa praninë e tifozëve dhe ëndrra e kosovarëve për t’i arkëtuar pikët në tavolinë u shua menjëherë.

Kujtojmë, nga FFK-ja njoftuan se do të dërgojnë një tjetër ankesë në shtëpinë e futbollit duke kërkuar një dënim më të lartë për Federatën Rumune.

Lajme të ngjashme