Portugali – Slloveni shkon në vazhdime - NACIONALE

Portugali – Slloveni shkon në vazhdime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar koha e rregullt e derbit mes Portugalisë dhe Sllovenisë, në kuadër të 1/8 së finales për "Euro 2024".

Edhe pse portugezët ishin shumë më kërkues, koha e rregullt rezultoi të jetë 0:0.

Portugalia ishte më e mirë gjatë tërë kohës duke krijuar raste të njëpasnjëshme, mirëpo që assesi s’ia dolën ta thyenin portën e Jan Oblak.

Cristiano Ronaldo tentoi nga gjuajtja e lirë disa herë, por që portieri slloven mahniti me pritjet e njëpasnjëshme.

Sllovenia gjithashtu rrezikoi me anë të Benjamin Seskos, mirëpo ky i fundit edhe pse dribloi për mrekulli nuk arriti ta finalizojë aksionin.

Vlen të ceket se Ronaldo e kishte një rast të artë në fundin e kohës së rregullt, por sërish Oblak doli në vendin e duhur për t’ia mohuar golin e parë në këtë “Euro 2024”.

Tani, mbetet të shihet në kohën shtesë nëse do të ketë fitues apo ka nevojë për penallti.

Lajme të ngjashme