Portieri kosovar i Ajaxit thotë Kosova dhe Shqipëria e kanë kontaktuar por është në pritje të Gjermanisë - NACIONALE

Portieri kosovar i Ajaxit thotë Kosova dhe Shqipëria e kanë kontaktuar por është në pritje të Gjermanisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri i talentuar kosovar, Diant Ramaj, që po paraqitet suksesshëm për gjigantin holandez, Ajax, ka deklaruar se është në pritje të ftesës nga Kombëtarja e Gjermanisë, ndonëse është kontaktuar nga shteti i tij Kosova si dhe Shqipëria.

Ramaj që tani është 22-vjeçar, u transferua te Ajaxi në verën e vitit të kaluar për tetë milionë euro nga Eintracht Frankfurt dhe që nga atëherë ka bërë disa paraqitje, duke u përballur me konkurrencën e holandezit Gorter, duke bërë ndeshje mjaft të mira që tashmë kanë rënë në sy të udhëheqësve të skuadrës.

Diant Ramaj: ‘Twijfels zijn slecht voor een voetballer, laat staan voor een keeper, met 60.000 mensen om je heen, maar niemand achter je in het doel. Je moet altijd klaar zijn voor de actie.’ Beeld Getty Images

I lindur në Gjermani, me familjen e tij që prejardhje ka nga Gjakova, ai ka të drejtë të luajë momentalisht për tri shtete. Si shtetas i Gjermanisë ai është paraqitur për grupmoshat e reja (U18, U19 dhe U20) në 10 raste të ndryshme, teksa për shkak të prejardhjes ka të drejtë të luajë edhe për Kosovën, ashtu si për Shqipërinë.

Në një intervisë të gjatë ku ka treguar shumë gjëra për veten e tij, ai ka thënë se është kontaktuar si nga Kombëtarja e Kosovës, ashtu edhe nga Shqipëria, por që është në pritje të ftesës nga skuadra e parë e Gjermanisë, përcjell Nacionale.

“Më duhet të bëj një zgjedhje, por nuk dua ta bëj shumë shpejt. Kosova dhe Shqipëria tashmë më janë afruar. U thashë se më duhet kohë, kjo sepse shpresoj dhe pres ftesën nga Gjermaninë.”

Ai e di se në Gjermani mund të përballet me konkurrencë të fortë, ku Manuel Neuer ende është prezent aty, teksa edhe Marc-Ander ter Stegen e Kevin Trapp janë në listë, por se e pret ftesën për shkak se thotë këta emra janë në një moshë relativisht të vjetër në krahasim me të.

Ajaxkeeper Diant Ramaj, hier in de wedstrijd tegen Almere: ‘Als keeper mag je geen angst hebben.’ Beeld Getty Images

"Por portierët e Gjermanisë janë mbi të tridhjetat. Kur shikoj vendet e tjera, ka një portier të ri kudo. Shikoni Bart Verbruggen në Holandë. Nuk po them se duhet të shkoj si portier atje, por është mirë që edhe Gjermania të thërrasë një të ri dhe t'i tregojë botës se një brez i ri po vjen.”

Për fund Ramaj thotë se zemra e tij rreh për Kosovën dhe Shqipërinë, por Gjermania është vendi ku është rritur dhe lindur dhe nuk është vendim aspak i lehtë për të.

"Në këtë moshë unë jam portier për një klub të lartë. Mirë, Ajax nuk është në formën më të mirë tani, por ata po ndërtojnë përsëri për të ringjallur kohët e vjetra të suksesit. Pak portierë të rinj kanë mundësinë të luajnë për një klub kaq të madh dhe të fitojnë përvojë. Ndoshta pres më kot. Nga ana tjetër, nuk dua të them se e dua vetëm Gjermaninë. Zemra ime rreh për të dyja palët: Shqipërinë dhe Kosovën e shoh si atdheun tim, por jam lindur dhe rritur në Gjermani. Kjo nuk është absolutisht e lehtë për mua."

Lajme të ngjashme