Pogba: Manchester United ma hoqi kënaqësinë për të luajtur futboll - Vendim i duhur kthimi në Juventus - NACIONALE

Pogba: Manchester United ma hoqi kënaqësinë për të luajtur futboll - Vendim i duhur kthimi në Juventus

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Paul Pogba ka thënë se ka humbur kënaqësinë për të luajtur futboll për gjashtë sezonet e kaluara në Manchester United, duke u përballuar me shumë kritika, ndërsa me kthimin në Juventus dashuria e tij për futbollin mund të rizbulohet.

29-vjeçari vendosi t’i bashkohet Juventusit, aty ku mori hapat e parë në futbollin profesionist dhe jo të nënshkruaj vazhdimin e kontratës me gjigantin anglez.

Periudha e tij e mëhershme në Itali, ishte e paharruar për të, pasi që fitoi katër tituj të Serie A-së dhe u bë lojtari më i shtrenjtë në planet atë botë duke u transferuar në Manchester United për 105 milionë euro.

Qëllimi i mesfushorit francez është të kthehet në formën që e kishte vite më parë te Juventusi, prandaj ka zgjedhur rrugëtimin e njëjtë për ta ndjekur.

A është i lumtur Pogba te Juventusi?

Pogba për kanalin zyrtarë të Juventusit në Twitch u shpreh i lumtur për kthimin në një vend familjar siç e quan ai.

“U ktheva në një vend familjar, dëshira që më kishte humbur për gjashtë vite që të luaja futboll te Manchester United, dua ta kthej në Juventus.”

“Kam biseduar me trajnerin, Allegri, Dybala, Cuadrado, Agnelli e Nedved ndërkohë, pra gjithmonë kam qenë në kontakt me të gjithë në Juve.”

“Zemra ime vendosi që vija këtu dhe jam i sigurt që është vendimi i duhur. Kjo fanellë është gjithçka për mua, Juventusi më dha mundësinë të jem vetja. Tani dua ta rikthejë dëshirën për të luajtur futboll, të sjellim trofe në klubin që meriton vetëm të fitojë.”

Pogba në periudhën e parë që kaloi në Juventus, në fanellë mbante numrin 6, numër të cilin e mbajti edhe te djajtë e kuq.

Sidoqoftë, tani në eksperiencën e dytë ai do të mbajë numrin që është liruar nga Paulo Dybala, pra numrin 10.

Lajme të ngjashme