Pogback – A mundet dështaku i Manchester United ta shpëtojë karrierën e tij te Juventusi - NACIONALE

Pogback – A mundet dështaku i Manchester United ta shpëtojë karrierën e tij te Juventusi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në korrik të vitit 2016, kur Paul Pogba mori rrugën për në Manchester United nga Juventusi, Massimiliano Allegri paralajmëronte lojtarët që të marrin parasysh gjërat me kujdes sepse zonja e vjetër ishte një nga skuadrat më të mira evropiane, dhe ky paralajmërim qartë e synonte mesfushorin francez.

Paralajmërimi i trajneri italian hasi në vesh të shurdhët, pasi që Pogba veçse mori udhën për te skuadra ku ishte rritur si i ri.

Gjatë asaj kohe para se të bëhej kalimi te djajtë e kuq, Mino Raiola, menaxheri tashmë i ndjerë kishte këmbëngulur se lojtari i tij do të largohej vetëm në kohën e duhur për skuadrën e duhur, e shumë pak kohë më pas iu bashkua Jose Mourinhos te United, gjë që shihet si hap mbrapa në karrierën e lojtarit që asnjëherë nuk arriti të tregojë kualitetet e tij.

Në thelb, Raiola dhe Pogba, nuk mund të kishin gabuar më shumë, me lëvizjen më të rëndësishme të mesfushorit francez dhe një nga lëvizjet më të shtrenjta të para gjashtë viteve.

Pogba ishte pjesë e akademisë së Manchester United e pastaj kaloi edhe në skuadrën e parë të Sir Alex Ferguson për një sezon. 29-vjeçari nuk e donte aspak largimin e tij në Juventus në vitin 2012, ku këmbëngulte se dëshironte ta tregonte veten te gjiganti anglez.

Gjithçka u kthye për 360 shkallë, kur në një takim mes Raioles dhe Fergusonit u shkaktua një përplasje e cila doli të jetë vendimtare për largimin e futbollistit nga djajtë e kuq.

Më vonë, gjatë një dokumentari për Amazon Prime, Mino Raiola, pranoi se mosmarrëveshja ishte për arsye financiare, ku ofertën e Unitedit e kishte cilësuar si tallëse dhe siç thoshte ai në dokumentar “Me këto para, as Chihuahua(qeni im) nuk do të ecte mbi qendrën stërvitore”.

Pensionimi i mëpasshëm i Fergusonit, ndihmoi që Pogba të kthehej te United katër vite më vonë, por tani duke dështuar më shumë se kurrë.

Pogba i Juventusit, ishte një nga mesfushorët që të gjitha skuadrat mund ta kishin zili. Ai po shkëlqente si kurrë më parë, duke u bërë cak i shumë skuadrave, ku në atë kohë po lakohej edhe Real Madridi si e interesuar seriozisht për lojtarin.

Rënia e Juventusit nga njohësit e futbollist, filloi gradualisht nga largimi i Pogbas, ndonëse atë vit kishin arritur të shkonin në finale të Ligës së Kampionëve, por pastaj asnjëherë më nuk kishin arritur ta kalonin rrethin e çerekfinales.

Pogba pritet që sot brenda ditës ta përfundojë kalimin e tij te zonja e vjetër, por tani Juventusi nuk është më në mesin e katër skuadrave më të forta evropiane, siç kishte paralajmëruar Allegri në vitin 2016.

Juventus shpreson në gjetjen e formës së futbollistit, për të filluar një dominim tjetër në futbollin italian, pasi që skuadra më e kurorëzuar në Itali, si kurrë më parë është përqendruar në afatin kalimtar për të siguruar në skuadër garuese për sezonin që po vjen.

Lajme të ngjashme