Pochettino reagon ndaj humbjes së thellë: Paraqitja më e dobët e sezonit - NACIONALE

Pochettino reagon ndaj humbjes së thellë: Paraqitja më e dobët e sezonit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, tha se humbja e tmerrshme 4:1 nga Newcastle United, është paraqitja më e dobët e skuadrës së tij në këtë sezon të Premierligës. Ai u pa shumë i zemëruar dhe i zhgënjyer me paraqitjen e skaudrës së tij në fushë.

Chelsea hyri në këtë lojë pas rezultateve pozitive kundër Tottenham dhe Manchester City, por ata u ndanë në një pjesë të dytë ku Newcastle shënoi dy herë brenda një minute si dhe një karton të kuq për kapitenin Reece James.

"Kjo ishte ndeshja më e keqe e sezonit tonë deri më tani," tha Pochettino pasi ndoqi ndeshjen nga tribuna për shkak të një ndalimi që kishte. Ai shtoi: "Ne ishim të butë në çdo duel. Ne nuk konkurruam. Nuk treguam se po luanim për diçka të rëndësishme. Kjo është ajo që më bën të zemëruar dhe të zhgënjyer. Ne duhet të mësojmë nga këto lojëra, çfarë më bën shumë, shumë, shumë, shumë të zemëruar sepse duhet të tregojmë më shumë personalitet dhe karakter."

Pochettino tha se nuk ishte efekti i mungesës së tij në fushë, teksa skuadra e tij luftoi për të konkurruar kundër Newcastle, por ishte qartësisht i nervozuar me performancën e Chelseat.

"Ne nuk mund ta humbasim këtë lloj mundësie për të treguar më të mirën tonë. Ne erdhëm nga rezultate të mira me Tottenham dhe City, dhe në mbarë botën njerëzit lavdërojnë Chelsean," tha Pochettino. "[Kjo] ishte ndeshja jonë më e keqe e sezonit. Ishte e vështirë, pasi isha në tribuna. Nuk mund të ankohemi për rezultatin, nuk e lexuam lojën nga fillimi," shtoi ai.

Lajme të ngjashme