Pochettino kërkon një sulmues dhe një portier para se të mbyllet afati veror
Trajneri i Chelseas Mauricio Pochettino e ka pranuar se klubi synon t’i transferojë edhe dy lojtarë para se të mbyllet afati veror.
Aventura e teknikut argjentinas në “Stamford Bridge” ka qenë kaotike, pasi pavarësisht investimeve gati 1 miliard ende nuk dinë për fitore.
Sidoqoftë, Pochettino e ka pranuar haptas se dëshiron edhe afrimin e një sulmuesi dhe një portieri para se të mbyllet ky afat veror.
“Na duhet se paku një portier. Kemi portierë të mirë të rinj, por iu duhet kohë”.
“Dhe një lojtar sulmues por me profilin e duhur”, deklaroi shkurtimisht ai.
Pochettino me këtë deklaratë bën të qartë se nuk i beson plotësisht Roberto Sanchez dhe që dëshiron një portier të garojë për pozitën e titullarit.
Ndërsa sa i përket sulmuesit, ai shihet si zëvendësuesi i Christopher Nkunu që ka pësuar lëndim pa nisur mirë sezoni derisa Nicolas Jackson mbetet lojtari i vetëm për atë pozitë.
Chelsea nuk e ka nisur në mënyrë më të mirë edicionin në Premierligë, duke regjistruar një humbje dhe një fitore.
Fillimisht, “Blutë” barazuan në derbin ndaj Liverpoolit derisa së fundmi u mposhten nga rivali West Ham.
