Ish ylli i Chelseas thotë se Caicedo dhe Lavia duhet t’i bashkoheshin Liverpoolit
Legjenda Emmanuel Petit thotë se nëse do të ishte Moises Caicedo ose Romeo Lavia do t’i bashkohej Liverpoolit duke refuzuar paratë e Chelseas.
Dyshja e mesfushorëve ishin të lidhur me kalimin te “Anfield”, por të dy përfunduan në “Stamford Bridge”, me Caicedon që vendosi rekord duke kushtuar 115 milionë funte.
Sidoqoftë, Petit beson se të dy lojtarët kanë gabuar me këtë lëvizje pasi në aspektin sportiv Liverpool do të ishte zgjedhje më e mirë.
“Nuk dua të them ndonjë gjë por të gjithë e dimë arsyen pse shkuan te Chelsea”.
“Në aspektin sportiv, vendimi më i mirë do të ishte t’i bashkoheshin Liverpoolit. Nëse do të isha Caicedo ose Lavia, do të transferohesha te Liverpool në vend të Chelsea sepse nuk shoh ndonjë plan të qartë se çfarë do të ndodhë te Chelsea”.
“Ata tani kanë 35 lojtarë, që është çmenduri! 35? Hajdeni. Sa lojtarë i duhen? Do të jetë makth siç ndodhi sezonin e kaluar”.
“Nëse shihni Liverpoolin është vetëm një vend që duhet përmirësuar dhe është mesfusha edhe pse kanë transferuar Szoboszlai dhe Mac Allister”.
“Nëse do të isha Caicedo, do të nënshkruaja për Liverpoolin sepse do të ribashkohesha me Mac Allister dhe do të kisha më pak presion. Për mua përgjigja është e qartë”.
“Nëse pyet dikë pse Caicedo dhe Lavia zgjodhen Chelsean, përgjigja është vetëm para. Paraja flet për klubet dhe lojtarët”.
Caicedo bëri një debutim të tmerrshëm duke shkaktuar një penallti në humbjen 3:1 ndaj West Hamit.
