Pochettino: E lehtë t’i thuash po Chelseat, skuadrës angleze më të madhe në 15 vitet e fundit
Trajneri argjentinas, Mauricio Pochettino, ka treguar se për të ishte shumë e lehtë t’i përgjigjej pozitivisht ofertës së Chelseat, pasi mendon se ky klub në 15 vitet e fundit ka qenë skuadra më e mirë angleze.
Ish-trajneri i Paris Saint-Germain tha se londinezët do të punojnë shumë dhe do të luajnë futboll që tifozët të shijojnë lojën e tyre.

“Ishte e lehtë t’i thosha po Chelseat. Do të punojmë fort, do të luajmë në atë mënyrë që tifozët të mund ta shijojnë futbollin tonë.”
Sipas tij, një klub si Chelsea nuk duhet të ketë ulje dhe ngritje, pasi historia e këtij klubi do të thotë fitore dhe të qëndrojë në maje të futbollit botëror.
“Historia e Chelseat është fitorja dhe të jesh në krye. Ne nuk mund të kemi ulje dhe ngitje.”
51-vjeçari u tregua shumë ambicioz, teksa përmendi diçka që mund të ngjallë shumë reagime te futbolli anglez, pasi tha që në 15 vitet e fundit janë skuadra më e madhe në Angli.
“Në 10, 12 apo 15 vitet e fundit Chelsea është skuadra më e madhe në Angli.”

Ai këtë narrativë e ngriti me shumë gjasë, pasi londinezët kanë fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve në harkun kohor të këtyre viteve, gjë që se ka bërë asnjë skuadër angleze tjetër.
Chelsea e Pochettinos ka qenë shumë e zënë në këtë afat kalimtar, ku ka arritur të largojë shumë lojtarë dhe është në proces të largojë edhe disa të tjerë, teksa ka edhe ardhje, kryesisht kërkesa të argjentinasit për të mbuluar hapësirat.

