Zyrtare: Mauricio Pochettino emërohet trajner i Chelseat
Chelsea ka njoftuar se e ka emëruar Mauricio Pochettinon trajner të ri të skuadrës në një marrëveshje afatshkurtër.
Trajneri argjentinas, 51 vjeç, do ta nisë punën në Stamford Bridge nga 1 korriku 2023 në një marrëveshje dyvjeçare, me mundësi për edhe një vit tjetër.
Ai do ta pasojë trajnerin e përkohshëm Frank Lampard, i cili e udhëhoqi Chelsean drejt vendit të 12-të në Premierligë.
Të kaltrit ishin në kërkim të një trajneri të ri pasi e shkarkuan Graham Potterin në fillim të prillit dhe të hënën e konfirmuar ardhjen e ish-trajnerit të Tottenhamit.
“Mauricio është trajner i klasit botëror dhe një bagazh të shkëlqyer. Mezi presim ta kemi në ekip”, njoftoi Chelsea në një komunikatë për media.
Chelsea Football Club is pleased to announce Mauricio Pochettino as the club’s new head coach!
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 29, 2023
Chelsea thotë se Pochettino ishte zgjedhja e parë dhe i vetmi trajner i cili ishte sjell në klub për bisedime.
“Përvoja, standardet e shkëlqesisë, cilësitë e udhëheqësit dhe karakteri i Pochettinos do t’i shërbejnë klubit të futbollit Chelsea në rrugën përpara”, thuhet në njoftim.
Pochettino është trajneri i gjashtë i përhershëm i Chelseat në pesë vitet e fundit, pas shkarkimit të Thomas Tuchel dhe Graham Potter në fillim të këtij sezoni, që për pasojë pati emërimin e Lampardit si trajner të përkohshëm.
Argjentinasi do të rikthehet në Premierligë, ku në të kaluarën kishte udhëhequr rivalin e Chelseat, Tottenham Hotspur, si dhe Southamptonin.
Pochettino ka qenë i papunë qëkur u shkarkua nga Paris Saint-Germaini verën e kaluar pas vetëm 18 muajve në stolin e klubit nga kryeqyteti francez, të cilin e udhëhoqi drejt titullit në Ligue 1 më 2022 dhe Kupës së Francës një vit më herët.