“Po pres të shoh çfarë do të vendos klubi”, Lionel Messi kërkon falje për udhëtimin në Arabinë Saudite
Sulmuesi Lionel Messi ka kërkuar falje te bashkëlojtarët për udhëtimin e bërë në Arabinë Saudite.
Pas humbjes nga Lorient, pavarësisht që PSG-ja vazhdoi me stërvitje argjentinasi udhëtoi me familje në Arabinë Saudite. Si pasojë, skuadra franceze vendosi ta ndëshkojë duke e pezulluar pa pagë për dy javët e ardhshme.
Së fundmi, Messi ka reaguar rreth kësaj situate duke kërkuar falje te bashkëlojtarët dhe klubi për veprimin e bërë.
"Mendova se do të kishim një ditë pushim pas ndeshjes si gjithmonë. E kisha organizuar këtë udhëtim dhe nuk mund ta anuloja. E kisha anuluar më parë...".
"I kërkoj bashkëlojtarëve dhe po pres të shoh se çfarë dëshiron të bëjë klubi me mua", deklaroi ai.
Leo Messi statement 🚨🇦🇷 #Messi
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 5, 2023
“I thought we were going to have a day off after the game as always. I had this trip organized and I couldn't cancel it. I had already canceled it before…”.
“I apologize to my teammates and I'm waiting for what the club wants to do with me”. pic.twitter.com/GBuarEgwSl
Përndryshe, Messi u bë futbollisti i parë që pezullohet nga PSG-ja që kur sheikët morën drejtimin në vitin 2011.
Në anën tjetër, Messi tashmë ka njoftuar klubin francez se do të largohet në verë dhe është duke ëndërruar një rikthim te Barcelona, edhe pse Al-Hilal dhe Inter Miami po provojnë t'ia ndryshojnë mendjen.
Al-Hilal tashmë ka bërë një ofertë zyrtare në vlerë mbi 400 milionë euro dhe është duke tentuar ta bind duke i premtuar një transferim edhe të lojtarëve si Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.
Në rast që pranon, atëherë do të bëhet marrëveshja më e shtrenjtë në histori të futbollit duke tejkaluar Cristiano Ronaldon, i cili nënshkroi marrëveshje 200 milionëshe me Al Nassr.

