Pioli: Te Milani ndihem si në shtëpinë time, nuk më shqetëson çështja e kontratës - NACIONALE

Pioli: Te Milani ndihem si në shtëpinë time, nuk më shqetëson çështja e kontratës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Stefano Pioli ka dhënë një prononcim të radhës sa i përket ecurisë së skuadrës dhe çështjes së kontratës.

Milan edhe pse nuk po kalon në një formë të shkëlqyer, sërish, edhe në këtë sezon të ri, të paktën po shfaq një futboll proaktiv në sulm, duke ruajtur identitetin e ndërtuar gjatë këtyre tre sezoneve me Piolin.

Trajneri italian akoma mendon se skuadra ka hapësirë për t’u përmirësuar dhe se kaq nuk mjafton, duke ditur potencialin e lojtarëve.

Sa i përket vetes, Pioli mendon se ndjehet mjaft rehat. Ai është nga më të dashurit sa i përket tifozëve të klubit.

Te Milani si në shtëpi

Stefano Pioli është në momentumin e vet më të mirë nëse i referohemi ushtrimit të funksionit të trajnerit, duke gëzuar sukseset me të mëdha te Milani në këtë zell.

“Unë te Milani ndihem si në shtëpi. Kur dikush ndihet kësisoj nuk do të dëshironte të konsideronte oferta tjera”, tha ai.

Piolit i skadon kontrata gjatë vitit të ardhshëm dhe akoma nuk ka arritur një ujdi me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës. Megjithatë, ai nuk është i brengosur rreth kësaj çështje.

“Kemi akoma shumë gjëra për të bërë, por absolutisht nuk jam i brengosur për kontratën apo të ardhmen time”, shprehi ai.

Trajneri 56-vjeçar mendon se skuadra e tij duhet të bëjë progres të metejm sa i përket nivelit që ka.

“Mundohemi që ta përmirësojmë akoma nivelin tonë. Besoj që jemi duke bërë punë të mirë, por vështirësitë në kampionat janë të qarta. Ky është një kampionat shumë i baraspeshuar, me shumë skuadra të forta, të cilat do të luftojnë deri në fund të sezonit”, u shpreh ai.

Botërori në Katar që do të zhvillohet gjatë dimrit do t’ia ndërlikojë formën e çdo skuadre. Të njëjtin shqetësim e ka edhe Pioli.

“Se do të jetë një kampionat jo-normal, kjo është e qartë. Do të na duhet që t’i menaxhojmë mirë lojtarët, të cilët do të luajnë në Botëror. Do të jemi shumë të angazhuar nga tetori deri më 13 nentor. Të qëndrojmë në maje të renditjes tabelore do të jetë jo vetëm një objektiv i Milanit, por i të gjitha skuadrave që synojnë ta fitojnë kampionatin”
, nënvizon ai.

Pioli u shfaq ambicioz se skuadra e tij duhet të jetë fleksibile gjatë javëve në vijim dhe t’i fitojë pjesën më të mëdha të ndeshjeve të mbetura, ashtu siç i takon.

“Në dy muajt e ardhshëm duhet të mundohemi që të luajmë mirë. Ashtu siç na takon, si Milan dhe të fitojmë shumë ndeshje”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme