Napoli fiton derbin ndaj Milanit, Lionel Messi bën heroin për PSG-në ndaj Lyonit - NACIONALE

Napoli fiton derbin ndaj Milanit, Lionel Messi bën heroin për PSG-në ndaj Lyonit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te AC Milan (1:2), derisa Paris Saint German ka mposhtur me vështirësi Lyonin (0:1).

Derbi mes Milanit dhe Napolit ishte tejet interesant me mysafirët që në fund gëzuan fitoren dhe pikët e plota me rezultat të ngushtë 1:2.

"Rossonerët" e nisën shumë më mirë duke pasur një rast të shkëlqyeshëm për Olivier Giroud, i cili goditi tranversën (13').

Tutje, ndeshja ishte shumë e baraspeshuar më shumë duke u zhvilluar në mesfushë, andaj epilogu i kësaj pjese doli të jetë 0:0.

Në pjesën e dytë, sulmuesi Khvicha Kvaratskhelia u faullau në sulm dhe arbitri akordoi 11-metërsh. Nga pika e bardhë, i pagabueshëm ishte Matteo Politano që i dha epërsinë mysafirëve (55').

Sidoqoftë, edhe pas golit të pranuar, Milan nuk u dorëzua dhe pas krijimit të disa aksioneve, puna i shpërblye duke barazuar rezultatin.

Ishte Theo Hernandez që për mrekulli gjeti sulmuesin Giroud, i cili e kishte të lehtë të shënonte nga afërsia (69').

Mirëpo, vetëm nëntë minuta më vonë, Mario Rui me një harkim të shkëlqyeshëm gjeti Giovanni Simeone, që ishte harruar nga mbrojtësit vendas dhe shënoi me kokë për t'i kthyer epërsinë Napolit (78').

Milan kishte një tjetër rast të mirë përmes Pierre Kalulu, por që goditja e tij ishte e plogësht dhe përfundoi jashtë portës (86').

Kështu, Napoli shënon fitore të madhe ndaj një rivali për titull dhe merr liderin e tabelës me 17 pikë të mbledhura, derisa Milan bie në pozitën e pestë më 14 pikë.

Nga ana tjetër, Lionel Messi ka bërë heroin për PSG-në në fitoren ndaj Lyonit.

"Parisienët" triumfuan me rezultat minimal 0:1 edhe pse kishin shumë raste shënimi.

Pas vetëm pesë minutave lojë ishte sulmuesi Lionel Messi që nga një aksion tejet i shpejtë u asistua nga Neymar dhe i dha epërsinë mysafirëve (5').

Mysafirët dominuan në të gjitha aspektet gjatë tërë ndeshjes duke kërkuar edhe golin e radhës, por që assesi nuk e arritën.

Në fakt, PSG shënoi edhe një herë tjetër përmes mbrojtësi Sergio Ramos, por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua përpozitë jashtë loje (90+1').

Sidoqoftë, ky gol i Messit vlen tre pikë për PSG-në që tani janë lider i vetëm në Ligue 1 me 22 pikë, derisa Lyon renditët në pozitën e gjashtë me 13 sosh.

Lajme të ngjashme