Ibrahimovic: Futbolli do të vdesë pa mua - NACIONALE

Ibrahimovic: Futbolli do të vdesë pa mua

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi veteran i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka refuzuar pyetjet për pensionimin e tij, duke i thënë tifozëve se futbolli do të vdesë pa të në fushë.

Përfaqësuesi i Kombëtares suedeze ka arritur në moshën 41-vjeçare, pavarësisht kësaj ka nënshkruar kontratë të re qëndrimi edhe për një vit me kampionin e Italisë edhe pse viteve të fundit ka pasur mjaftë shumë probleme me lëndime, duke e mbajtur për shumë gjatë jashtë fushave të gjelbra.

Ibra është përballur shpeshherë me pyetjet se kur ai do të pensionohet nga futbolli, por asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë shenjë për këtë, nëse është afër apo jo.

Living legend' Zlatan Ibrahimovic comes to the silver screen

Ndërsa, gjatë një live në Instagram, ai u përball me pyetjet e tifozëve se kur planifikon të pensionohet, ai tha: “Kurrë. Nëse pensionohem, futbolli do të vdesë!”

41-vjeçari po vazhdon me rehabilitimin nga operacioni i fundit që bëri në gjurin e tij, dhe tani duket se është gati për t’u kthyer në fushë sa më shpejtë që të jetë e mundur, që të luftojë për titullin e gjashtë të tij në Serie A.

Pavarësisht se nuk u paraqit në shumë prej ndeshjeve në kampionatin italian në sezonin që kaloi, ai ka pranuar lëvdata për kontributin e tij të dhënë për gjeneratat e reja te Milani, duke iu ndihmuar të kalojnë presionin psikologjik dhe ta fitojnë titullin kampion për herë të parë pas 11 vitesh, me Ibrahimovicin që ka luajtur në të dy kohët, tani dhe para 11 vitesh.

Ibrahimovic teksa po qëndronte në live Instagram, pranoi ftesën e Gianluigi Donnarummas, i cili ishte duke u larguar nga Japonia pas përfundimit të parapërgatitjeve me Paris Saint-Germain. Ata bënin shkaka të ndryshme me njëri-tjetrin dhe qeshnin.

Në një moment me shaka suedezi i drejtohet portierit italian si ‘hundë madh’ dhe i kërkoi të qetësohet dhe mos të pendohet për lëvizjen që bëri verën e kaluar, duke ikur nga Milani.

“Hundë madh, qetësohu. Shumë njerëz po na shikojnë tani, mos u brengos Gigio, mos u bëj pishman për largimin.”

Të dy dhanë përshëndetjen pastaj duke i premtuar njëri-tjetrit se do të takohen së shpejti, ndoshta si kundërshtar.

Ibra ishte një nga lojtarët më të mirë të PSG-së, ai luajti për disa sezone aty, duke ndihmuar me shumë gola. Tani është në dorën e Donnarummas të jap kontributin e tij në skuadrën e kryeqytetit francez, i cili ka marrë konfirmimin se do të jetë numri një i portës për sezonin që po vjen.

Lajme të ngjashme