Pioli: Jam i zhgënjyer por Interi e meritoi fitoren
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pas ndeshjes është prononcuar për Sky Italia, ku ka thënë se është i zhgënjyer me rezultatin në dy takimet gjysmëfinale, por që Interi e meritoi fitoren dhe kualifikimin në finale.
Interi mposhti Milanin me rezultat të përgjithshëm 3:0 nga dy ndeshjet, për të siguruar kështu finalen e parë të Ligës së Kampionëve pas 13 viteve.
Trajneri italian tha se lojtarët e tij dhanë gjithçka nga vetja në dy takimet, por Interi e meritoi të fitonte.
“Lojtarët dhanë gjithçka nga vetja në dy takimet. Interi e meritoi të fitonte dhe ne e urojmë vetën me këtë. Shpresuam të arrijmë në finale. Natyrisht që jam i zhgënjyer që nuk e arritëm finalen. Ne mësuam shumë nga ky sezon.”

Milani erdhi në këtë sezon të Ligës së Kampionëve si kampion i Italisë, teksa pati rrugë të vështirë në fazën e eliminimit direkt, duke çuar në shtëpi Napolin që u shpall kampion në Serie A këtë sezon, e gjithashtu edhe Tottenhamin.
Në anën tjetër, Interi arriti në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas 13 viteve, kur edhe kishte triumfuar ndaj Bayern Munich. Ndërsa tani në finalen e 10 qershorit e pret fituesin nga takimit Manchester City – Real Madrid.
