Pioli i kënaqur me transferimet e Milanit, por lë të hapur mundësinë për prurje tjera - NACIONALE

Pioli i kënaqur me transferimet e Milanit, por lë të hapur mundësinë për prurje tjera

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Stefano Pioli është i kënaqur me transferimet e AC Milanit, por e pranoi se mund të ketë edhe prurje tjera në 10 ditët e fundit të afatit veror.

“Rossonerët” do ta nisin sezonin 2023/24 si mysafir të Bolognas të hënën.

Milan tashmë e ka shitur Sandro Tonalin te Newcastle, ku me ato para transferuan tetë lojtarë derisa pritet të përforcohen edhe me mbrojtësin Marco Pellegrini.

Sigurisht, drejtorët e klubit kanë ndjekur këshillat e mia sa i përket lojtarëve. Jam i kënaqur. Janë mbetur edhe 10 ditë dhe po shikojmë në çdo situatë, por jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme”.

Mos të harrojmë kemi ndryshuar 20 lojtarë duke konsideruar transferimet e reja dhe largimet. Sezoni i ri ka nisur dhe kemi ambicie sepse transferuam lojtarë të fortë”.

Pioli la të hapur mundësinë e transferimit edhe një qendërsulmuesi, por e pranoi se edhe po të mbesin vetëm këta lojtarë do të ishte i kënaqur.

Jam i kënaqur me Noah Okafor me atë që ka treguar në atë pozitë, Colombo gjithashtu është përmirësuar dhe meriton minutazhë”.

Okafor është në formë të shkëlqyer, por nuk është 100 për qind gati. Yunus Musah dhe Samuel Chukweze kishin një verë ndryshe. Donin të na bashkoheshin dhe kanë stërvitur vetëm, por nuk do t’iu duhet shumë kohë për të gjetur formën”.

Është e rëndësishme ta nisim mirë. Nuk është një Milan i ri, menduam se duhen ndryshe dhe rinovimet në disa pozita do ta bëjnë më garuese”.

Milan duhet të ketë lojtarë të fortë në secilin kompeticion”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme