Pioli: Aspak e befasishme që Giroud po luan në këto nivele, De Ketelaere do të bëhet lojtar i madh - NACIONALE

Pioli: Aspak e befasishme që Giroud po luan në këto nivele, De Ketelaere do të bëhet lojtar i madh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Stefano Pioli ka folur para gazetarëve në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Empolit. Ai thuri elozhe për Oliver Giroud, kurse tha se ka pritshmëri të mëdha edhe për De Ketelaer.

Milan dëshiron që ta harrojë sa më parë humbjen në “San Siro” kundër Napolit me rezultat 1:2, në një ndeshje ku nuk është se i mungoi produktiviteti në lojë dhe në raste të krijuara për shënim.

Pioli insiston se skuadra e tij nuk ka problem me ndeshjet në udhëtim, edhe pse statistika deri më tani tregojnë një gjë të tillë.

Ai po ashtu ka thënë se nuk është aspak i befasuar me formën e Olivier Giroudit, i cili së voni mbushi 36-vjet. Për De Ketelaeren nuk ka qenë fillimi më i mirë i mundshëm me fanellën “kuqezi” të skuadrës milanezë, por trajneri italian pret që edhe nga ai të vijnë paraqitjet e nivelit të lartë.

Deklarata e Piolit rreth Giroud dhe De Ketelaere

Olivier Giroud po kalon në një formë të artë, ndonëse në moshë të shtyrë nëse flasim nga konteksti futbollistik. Vetë trajneri i Milani e vlerëson lart sulmuesin francez.

“Për mua është normale që po luan në të tilla nivele. Ai është një kampion absolut. Bëhet fjalë për një njeri të një kalibri të veçantë. Të gjithë e kemi uruar me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së 36-të. Nuk na befason aspak. Duhet të vazhdojë që ta vë në pah të gjithë entuziazmin siç ka bërë deri më tani”, pohoi ai.

Një tjetër lojtar që prodhon vëmendje është De Ketelaere, por jo për ndonjë paraqitje kushedi se sa të mirë që ka treguar. Megjithatë, Pioli është optimist se mesfushori kreativ belg do ta rimarrë veten dhe do të transformohet në një lojtar kyç.

“Nga ai pres që të jetë në nivelin e paraqitjes sikur ndaj Napolit. Po vazhdon që të zhvillohet si lojtar. Do të bëhet një lojtar i madh. Vetëm i nevojitet që të vazhdojë kështu”, tha Pioli.

Rikthehet Rebic, mungon akoma Origi

Një lajm i mirë dhe një i keq është dhënë nga Stefano Pioli në konferencën e sotme për shtyp.

Pikë së pari, lajm i mirë për tifozët e Milanit është se sulmuesi anësor kroat, Rebic, do të jetë në gatishmëri të skuadrës.

“Është një lojtar i fortë. Nuk do të jetë në gjendjen më të mirë fizike, por është një rikthim i rëndësishëm, që na japë një thellësi më shumë në zonë të rreptësisë. Ai është i vetëdijshëm për rëndësinë e tij dhe i tillë jam edhe unë", komentoi Pioli.

Sa i përket Origit, Pioli tha se ai koma po vazhdon fazën e rikuperimit, por nuk është akoma gati: Origi është duke u rikuperuar, por do të jetë akoma jashtë skuadrës.”

Lajme të ngjashme